Basha poston fotot nga takimi në Dibër: Ja 6 propozimet e PD që i japin fund këtij sistemi të deformuar që përjashton shqiptarët nga vendimarrja
Sot në Dibër, bashkë me ekipin e Partia Demokratike e Shqipërisë, prezantuam vizionin tonë për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, që i’u japin qytetarëve mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre. Për t’i dhënë fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton shqiparët nga vendimmarrja:

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale.

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin.

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.
Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të ndërtuar të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë.