BallinaEkonomiFOTO+VIDEO/UNDP vlerëson Credins Bank me çmim të parë për kontributin e lartë...

FOTO+VIDEO/UNDP vlerëson Credins Bank me çmim të parë për kontributin e lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare

Në Ditën e Kombeve te Bashkuara, Programi i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të Çmimit “SDG Business Pioneers Albania 2023”, në një mbrëmje gala. Kjo nismë u krijua për të vlerësuar kompanitë në Shqipëri, të cilat përmes punës së tyre kanë patur një ndikim mjaft pozitiv përmes angazhimit të tyre në qëndrueshmëri dhe angazhimit të tyre në 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Credins Bank u kurorëzua për punën e suksesshme me çmim të parë, në kategorinë “biznes i madh”, duke qenë e para bankë që vlerësohet maksimalisht për përkushtimin e treguar në këto 20 vite. Çmimi u tërhoq nga drejtori i përgjithshëm i Credins Bank, Maltin Korkuti.Credins Bank e mat suksesin e saj duke i vënë fokusin elementeve kyç si: performancës financiare, me ndikim në rritjen e ekonomisë së vendit, rritjes së mirëqenies të klientëve të saj nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve duke i ndërthurura dhe integruar me platforma risi në inovacion dhe teknologji, por duke e kombinuar suksesin financiar edhe me kontributin pozitiv të zhvillimit të shoqërisë shqiptare.

Çmimi “SDG Business Pioneers Albania” është një njohje që u jepet kompanive që vazhdimisht ndikojnë në ndryshime pozitive përmes ofertave të produkteve të tyre, praktikave operacionale dhe strategjive të përgjithshme të biznesit.

“Është e rëndësishme për ne që të përshpejtojmë veprimet mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kontributi i komunitetit të biznesit si pjesëtarë të sektorit privat është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt. Ne duam të tregojmë që objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm nuk janë një barierrë për biznesin, por diçka që i bën ata të punojnë më mirë dhe të sjellin më shumë fitime në të ardhmen. Gjithashtu zhvillimi i qëndrueshëm ndihmon në gjetjen e partnerëve të huaj që mund t’ju ndihmojnë në investime, por edhe t’ju hapin mundësi për të eksportuar produktet tuaja”, tha Fiona McCluney, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë.

Në këtë iniciativë morën pjesë 62 biznese, veprimtaria e të cilave u vlerësua nga një juri ndërkombëtare e specializuar në fushën e SDG-ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular