Frustrimi dhe revolta e palestinezëve ka filluar pas traktatit ABRAHAM, një marrëveshje e shteteve të Gjirit Persik dhe Arabisë Saudite, që është një shtet simbol i botës islame. Këto shtete kanë njohur Izraelin dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Njohja e Izraelit nga këto shtete të gjirit persik lidhen me interesat ekonomike dhe ushtarako-teknike. Këto shtete të gjirit persik më shumë duan një aleancë me Izraelin, pasi si armik potencial është Irani dhe Hezbollahu.
Shkruan: Merxhan Jakupi
Konflikti mes dy popujve, palestinezëve dhe hebraikëve, është në suaza biblike. Sipas ekstremistëve ortodoksë, djathtistë, populistë dhe ultranacionalistë, territoret palestineze janë tokat e tyre të shenjta. “Ne jemi popull biblik. Arabët kanë edhe 21 shtete të tjera. Palestinezët duhet të shporren në shtetet e tyre arabe. Palestinezët nuk e pranojnë shtetin hebre, Izraelin”. Në anën tjetër, shumica e palestinezëve thonë se ata nuk kanë shtet tjetër rezervë. Palestina ka qenë dhe do të mbetet e popullit palestinez. Hebraikët mund të jetojnë siç kanë jetuar edhe më parë, së bashku, në paqe, me popullin palestinez.
Këta dy popuj kanë pasur urrejtje patologjike mijëvjeçare. Të dy popujt janë thellë në identitetet e tyre fetare. Në gjithë botën ka 1.8 miliard myslimanë dhe afër 18 milionë hebre. Hebraikët gjatë gjithë epokave kanë qenë të përndjekur, të persekutuar dhe të shtypur. Shfarosja, gjenocidi, filloi në Luftën e Dytë Botërore, e njohur si HOLOKAUST. U zhduk më shumë se gjysma e popullit hebre nga nazistët e Hitlerit. Populli hebre dhe feja e tyre, pas Luftës së Dytë Botërore u shndërruan në popull dhe fe të privilegjuar.
Masakrat dhe vrasjet ndaj popullatës civile e të pafajshme që i bëri Hamasi, e gjithë bota e dënuan, shprehën dhimbje dhe indinjatë. Kur forcat ushtarake të Izraelit morën vendim për hakmarrje, me vrasjen e fëmijëve, pleqve, masakrave dhe gjenocid, këto skena të trishta dhe tmerruese shokuan tërë botën, por ekuilibri ishte i pa perceptuar. Filozofi slloven, Sllavo Zhuzhak, tha se viktimat e dy popujve nuk janë perceptuar në mënyrë të barabartë.
USHTRIA E IZRAELITE KA DËSHTUAR
Publicisti dhe analisti opozitar hebre, Gideon Levy, njëri ndër kritikët më të ashpër të BENJAMIN NATANJAHUT, ka dënuar ashpër vrasjet dhe masakrat ndaj popullit palestinez. Po ashtu, ky pacifist dhe humanist shkruan se qeveria e Natanjahut është qeveri raciste, me elemente naziste. Qeveria e Natanjahut ka në koalicion 20 për qind partitë ultra ortodokse, populiste, ku haptas mes sloganeve dhe pamfleteve, bëjnë thirrje për linçim, dëbim të palestinezëve dhe fshirjen e xhamisë AL-AKSA nga faqja e dheut, si dhe ngritjen e tempullit të SALLMANIT.
Po ashtu, nga bashkësia ndërkombëtare, çështja palestineze ka mbetur e diskriminuar dhe e margjinalizuar. GIDEON ka pohuar se është shumë pesimist, sepse shpresat për të dy shtetet janë rrënuar. Izraeli vazhdon të bombardojë vendbanimet në rripin e Gazës dhe më se 750 mijë kolonë hebre nuk mund që t’i transferojë dhe t’i kthejë në vendbanimet e tyre.
Gjeneratat që lindën pas formimit të shtetit palestinez, jetuan si robër, të getoizuar, në frikë për të ardhmen. Po ashtu, për fat të keq, edhe fëmijët e tyre do të jetojnë në ankth, frikë dhe geto, ndërsa palestinezët e dëbuar nga atdheu i tyre do të vazhdojnë të lindin, të rriten nëpër kampe dhe do të vazhdojnë rezistencën, luftën për të çliruar dhe kthyer në atdheun e tyre.
GAZA NJË VULLKAN QË SHPËRTHEN
Frustrimi dhe revolta e palestinezëve ka filluar pas traktatit ABRAHAM, një marrëveshje e shteteve të Gjirit Persik dhe Arabisë Saudite, që është një shtet simbol i botës islame. Këto shtete kanë njohur Izraelin dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Njohja e Izraelit nga këto shtete të gjirit persik lidhen me interesat ekonomike dhe ushtarako-teknike. Këto shtete të gjirit persik më shumë duan një aleancë me Izraelin, pasi si armik potencial është Irani dhe Hezbollahu.
Këto regjime autoritare dhe totalitare, kanë përkrahje simbolike për palestinezët. Këto shtete autoritare kanë frikë nga revolta e popullit që mund të shkaktojë rrëzimin e tyre. Akoma nuk dihet nëse ushtria izraelite do ta pushtojë Rripin e Gazës me trupa tokësorë. Sipas disa ekspertëve dhe analistëve ushtarakë, pushtimi i GAZËS me trupa ushtarakë tokësorë mund të jetë i rrezikshëm.
Skenari strategjik, pas bombardimeve që vazhdojnë me raketa, më pas do të fillojë me gjuajtje artilerie, me topa, por në fund do të fillojë lufta nëpër lagje. Ballë për ballë, dhëmbë për dhëmbë. Hamasi ka ndërtuar qindra kilometra tunele për luftë. Sipas analistit ushtarak gjerman, Johan Viber, kjo luftë nuk do të jetë “blidz krig”. Lufta do të zgjasë në disa faza. Lufta tokësore, me eliminimin e Hamasit dhe largimin e Benjamin Natanjahut. Parashihet që pas pushtimit të GAZËS, populli palestinez të shpërndahet në Egjipt dhe Jordan. Por, këta shtete nuk do t’i pranojnë palestinezët.
Faza dhe skenari i fundit do të jetë pas eliminimit të Hamasit, kthimi i popullatës në qytetet e Gazës. Sipas këtij analisti, Natanjahu nuk mund t’i mbajë me 300 000 ushtarë nën okupim Gazën, me mbi 2 milionë banorë.
Në fund do të fillojnë bisedimet. Ekziston dhe një skenar më i kobshëm dhe tragjik. Pas hyrjes së ushtrisë izraelite në Gaza, mund të përshkallëzohet situata me hapjen e 2-3 fronteve. Hezbullahu do të futet në luftë, ndërsa më vonë edhe palestinezët në Bregun perëndimor, ku shumica kanë humbur besimin tek Al Vata dhe presidenti i korruptuar Mahmut Abaz.
Shfarosja e HAMASIT është e pamundur. Hamasi është si një arë, ku pas kositjes së barit, fillon të dalë bari i ri. Janë pasardhësit. Fëmijët, ku mbi 50 për qind e popullatës është 15 deri 17 vjeç, të cilët do të rekrutohen te Hamasi.