BallinaAktualitetBozo: Tërmeti i 26 nëntorit do përsëritet. Ndërtimet pas 2019-ës kanë kaluar...

Bozo: Tërmeti i 26 nëntorit do përsëritet. Ndërtimet pas 2019-ës kanë kaluar në sitë

“Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, do të përsëritet”. Kështu ka deklaruar deputetja e Partisë Socialiste dhe inxhinierja Luljeta Bozo në studion e “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ku ka sqaruar se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar, pasi është një fenomen i cili ndodh vazhdimisht për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë.

Bozo u shpreh se ka shumë rëndësi që qytetarët të kenë siguri në vendin ku punojnë dhe jetojnë, e garancinë për këtë u shpreh ajo, ua jep Urdhri Profesional i Inxhinierëve. Ky i fundit garanton publikun që të gjithë inxhinierët të punojnë brenda kushteve dhe rregullave teknike.

Bozo bëri me dije se Urdhi Profesional i Inxhinierëve do të miratohet së shpejti në Parlament.

Tërmeti është një dukuri natyrore shumë e frikshme. Njerëzit pakinosen aq shumë sa ndonjëherë mund të shkaktojnë dëme më të mëdha se sa nga rënia e vetë tërmetit.

Do përsëritet tërmeti. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë. Në këtë pozicion gjeografik që jemi nmes pllakës euro-aziatike me afrikanen. Kur këto pllaka lëvizin, cclirohet një energji në formë brutale që është tërmeti. Por që të ndodhë tërmeti duhet një kohë. Dhe për këtë kohë, shkencëtarët janë munduar që pak a shumë ta parashikojnë me periudha.

Mendoj që të jemi sa më të sigurt ndaj kësaj dukurie natyrore që as e parashikojmë, as e ndalojmë, duhet nisur nga disa hallka, sikurse edukimi i njerëzve, që është një zonë që do ketë vazhdimisht lëkundje sizmike. Është një fenomen që do ndodhë vazhdimisht.

Pse ndodh ky fenomen? Njerëzit duhen ndërgjegjësuar që në kopësht, shkollë, për gjithë komunitetin. Ç’duhet të bëjmë kur bie? Masat e para duhet t’i mësojmë që nga kopështi deri te të rriturit”, tha Bozo e cila theksoi se për rritjen e ndërgjejgësimit të qytetarëve në buxhetin e ri, është dhënë një fond për gjetjen e mënyrës për realizimin e këtij qëllimi.

“Për këtë qëllim, buxheti që po diskutohet e miratohet së shpejti është dhënë një fond goxha i madh, nuk është i mjaftueshëm, por brenda këtij fondi duhet gjetur mënyra për të realizuar dhe këtë gjë.

Njerëzit duhet të kenë siguri aty ku rrinë dhe punojnë. Ajo fatkeqësi e 2019 ishte se në treg kishin dalë njerëz që nuk ishin profesionistë. Dolën në treg njerëz që dinin dhe që s’dinin.

Që nuk respektojnë as rregullat e vjetra dhe rregulla të reja nuk ishin vendosur.

Garancinë ua jep vetëm urdhri profesional i inxhinierëve i cili garanton publikun që inxhinierët e të gjithë llojeve të inxhinierive, që të punojnë Brenda kushteve dhe rregullave teknike.

Urdhri profesional i inxhinierit është në diskutim në parlament dhe shumë shpejt do miratohet, edhe pse me pak vonesë”, u shpreh Bozo.

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës kishte dhe disa shkaqe për pasojat që la. Në këtë kuadër, inxhinierja Bozo u shpreh se ato ndërtime të para vitit 2019-të të cilat pësuan dëme të mëdha, nuk kanë zbatuar standartet ekzistuese, ndërsa ndërtimet e pas 2019-ës, theksoi ajo, kanë kaluar të gjitha në “sitë”.

Ka pasur ndërtime që kanë kaluar në lupë. Para 2019 të gjitha ato ndërtime që ishin bërë mbi bazën e standardeve ekzistuese nuk pësuan gjë.

Ndërtimet pas 2019-ës kanë kaluar në sitë. Ka pasur shumë rëndësi kontrolli i cilësisë së fazave të procesit ndërtimor.

Në kontrollin e cilësisë, apo hallkën e mbikëqyrjes kemi ecur, por duhet ecur edhe më mirë.

Duke qenë se ishte një kaos në këtë rregulla në 2019, u morën masa menjëherë. U mor vendim ku vuri rregulla strikte për ndërtimin.

Po punohet, duhet punuar më shpejt, por janë bërë goxha rregulla teknike. Ka dalë një problem në praktikë, si bëhen këto rregulla? Bëhet mbi bazën e kërkimit shkencor që bëhet nga disa institucione, institucioni i Arsimit të Lartë, nga Akademia e Shkencave, nga institutet kërkimore.

Për këtë është vënë një shumë në dispozicion për kërkimin shkencor, por i pamjaftueshëm”, theksoi ajo më tej.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular