BallinaKryesoreFestivali i 62-të i Këngës në RTSH, Kledi Kadiu do të jetë...

Festivali i 62-të i Këngës në RTSH, Kledi Kadiu do të jetë prezantues

Ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë shqiptare Festivali i 62-të i Këngës në RTSH po afron.

Pas aktores kosovare Adriana Matoshi, organizatorët zbuluan të mërkurën një tjetër emër të njohur të botës së spektaklit që do të ngjitet në skenë si prezantues. Ai është koreografi dhe balerini i njohur i mesit të viteve ’90 Kledi Kadiu. Përveçse në Shqipëri Kadiu njihet gjerësisht edhe për publikun në Itali ku jeton një numër i madh i komunitetit shqiptar. Koreografi shqiptar ka qenë për disa vite protagonist në spektaklet e drejtuar nga prezantuesja e mirënjohur Maria De Filipi.

Klejdi Kadiu do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh shqiptar për herë të parë si prezantues dhe kjo sigurisht që shënon një risi në mënyren sesi do të vijë Festivali i 62-të i Këngës, mbushur me supriza përtej performancave të jashtëzakonshme të këngëtarëve të përzgjedhur.

Festivali i 62 – të në RTSH, mbahet nga dt 19- 22 Dhjetor.  Kënga dhe këngëtari fitues ashtu si dhe vitin e kaluar do të zgjidhet nga juria profesioniste, ndërsa në Eurovizion do të shkojë kënga që do të zgjidhet me televotim nga publiku. RTSH/Gazetare Keti Toroveci

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular