BallinaEkonomiVIDEO/Bankat tregtare në një vit të veçantë, flet Bledar Shella, presidenti i...

VIDEO/Bankat tregtare në një vit të veçantë, flet Bledar Shella, presidenti i Asamblesë së Shoqatës Shqiptare të Bankave

Një vit i ndryshëm nga vitet e tjera dhe me kontribut të ndjeshëm në rritjen e ekonomike dhe në mbështetjen e popullatës.

Ky është vlerësimi që bën kreu i bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, duke folur për bankat tregtare dhe rolin e tyre në ekonomi, nën presionin e inflacionit dhe normave të interesit, më të lartat në 40 vitet e fundit.

Ky vit ka qenë shumë i ndryshëm nga vitet e tjera, sepse nëse në të kaluarën kemi pasur një stabilitet të normave të interesit, të kursit të këmbimit, si në gjithë botën këtë vit ka pasur një rritje të ndjeshme të inflacionit që u shoqërua me rritje të normave të interesit, më e madhja në 40 vitet e fundit dhe forcim të ndjeshëm të kursit të këmbimit,” u shpreh z. Bledar Shella, president i Asamblesë së Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB).

Po ndërsa këta tregues janë tashmë pjesë e ekonomisë globale dhe nuk mund të mos preknin Shqipërinë, bankat kanë mundur të tregojnë një ecuri të dukshme pozitive, me kredi me të lartë, por edhe rritje të depozitave:

Rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme, rreth 4 për qind, një nga më të lartat në rajon. Inflacioni në vendin tonë ka qenë në nivele të pranueshme dhe nga më të ulëtit në rajon, dhe aktiviteti i sistemit bankar ka qenë mjaft pozitiv. Këtë e shikoj në rritjen e kredidhënies. Pra pavarësisht këtyre faktorëve, kredia është rritur me rreth 5 për qind, depozitat me 7,5 për qind dhe kredia për individë me rritje dyshifrore, mbi 10 për qind,” shtoi z. Shella.

Kreu i bankave të nivelit të dytë vlerëson edhe treguesit e ekonomisë shqiptare dhe e sheh të ardhmen e vendit me një imazh të përmirësuar.

Mendoj që pjesa më e vështirë e përshtatjes me normat e interesit ka kaluar. Tashmë në vazhdim do të jetë më e lehtë nga pritshmëria e popullatës që të punohet në këtë ambient të ri,” shpjegoi z. Shella.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular