BallinaEkonomiAKEP gjobit me 10 milionë lekë One Albania për mosrespektim të afateve...

AKEP gjobit me 10 milionë lekë One Albania për mosrespektim të afateve të njoftimit përpara ndërprerjes së shërbimit me kontratë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka gjobitur me 10 milionë lekë kompaninë One Albania.

Masa administrative është vendosur me propozimin e grupit të inspektimit, për shkak të shkeljeve dhe parregullsive të gjetura nga inspektimi i fundit i kryer në këtë kompani, më datë 29 gusht të këtij viti.

Arsyeja kryesore që ka çuar në ndëshkimin me gjobë të One Albania ka qenë mosrespektimi i afateve ligjore të njoftimit përpara ndërprerjes së shërbimit për abonentët me kontratë, sipas parashikimeve të nenit 109 të ligjit “Për komunikimet elektronike”.

Ligji përcakton se operatori i komunikimeve elektronike mund të ndëshkohet me gjobë nga 10 milionë lekë deri në 50 milionë lekë, nëse kufizon akesin në shërbimet e tij, ndërpret ose përfundon kontratën e pajtimtarëve në kundërshtim me përcaktimin e kontratës.

Këshilli Drejtues ka vlerësuar se dënimi me gjobë, në kufirin minimal të përcaktuar nga ligji, përbën masën adekuate dhe proporcionale për të sanksionuar shkeljen e evidentuar.

Në vendim, Këshilli Drejtues gjithashtu rithekson rëndësinë thelbësore të respektimit rigoroz të të drejtave të pajtimtarit nga sipërmarrësi i komunikimeve elektronike dhe nevojën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme dhe të shpejta për sigurimin efektiv të këtyre të drejtave. Sipërmarrësi ONE Albania ka qenë, fillimisht, subjekt i një inspektimi të programuar, zhvilluar prej datës 6 mars 2023 deri në datën 4.5.2023, në përfundim të të cilit u konstatuan disa shkelje dhe u lanë rekomandime për korrigjimin e tyre.

Ndërkohë, në vijim të një serie problematikash të konstatuara nga AKEP, një numri të konsiderueshëm ankesash, dhe ndërprerjes së plotë të shërbimit më datë 24 gusht 2023, një procedurë e re inspektimi me objekt plotësimin e rekomandimeve nga inspektimi i mëparshëm dhe trajtimi i problematikave të evidentuara edhe nga ankesat e pajtimtarëve të ndryshëm, që lidhen me procesin e portabilitetit, tarifimit dhe cilësisë së shërbimit, kryesisht gjatë muajve Korrik – Gusht të vitit 2023.

Grupi i Inspektimit ka vendosur edhe masa administrative plotësuese. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës; të respektojë detyrimet ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës; të respektojë detyrimet ligjore lidhur me njoftimet e pajtimtarit dhe AKEP për kufizimin ose ndalimin e aksesit në shërbimet e tyre; të analizojë dhe t’í japë zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës se koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit; të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda gjashtëdhjetë ditëve nga vendimi përfundimtar i inspektimit.

Sipërmarrësi “One Albania” ka marrë rekomandimin që gjatë kësaj periudhe gjashtëdhjetë ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre, si edhe të dorëzojë në AKEP raportime periodike javore, duke analizuar situatën dhe progresin e arritur me qëllim zbatimin e detyrave për korrigjimin e shkeljeve të evidentuara./E.Shehu/Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular