BallinaAktualitetTensione dhe tymuese në seancë, pezullohen katër punonjës të Gardës: Nuk përmbushën...

Tensione dhe tymuese në seancë, pezullohen katër punonjës të Gardës: Nuk përmbushën detyrën!

spot_img
spot_img

Janë pezulluar katër punonjës të Gardës me motivin se nuk përmbushën detyrën, pasi nuk arritën të ndalonin tymueset gjatë seancës plenare të të enjtes së 09 Nëntorit.

Mësohet se katër punonjësit e pezulluar po verifikohen për neglizhencëtë detyrës.

Kujtojmë se, ditën e djeshme (e enjte, 09 Nëntor), Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një tjetër seancë plenare të pazakontë, ndërsa deputetët opozitarë përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha përmbysën karriget dhe ndezën tymuese, që mbuluan sallën, ndërsa shumica socialiste shqyrtoi brenda pak minutash projektligjet e rendit të ditës.

Një ditë më pas, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi marrjen e masave për tre ligjvënës demorkatë  të cilët dyshohet se penguna zhvillimin normal të rendit të  ditës, përmes ndezjes së tymueseve.

“Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar”, thuhet ne shkresen drejtuar Lindita Nikolles.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular