BallinaAktualitetMëngjesi me temperatura të acarta, por gjatë ditës ka surpriza, parashikimi i...

Mëngjesi me temperatura të acarta, por gjatë ditës ka surpriza, parashikimi i motit për nesër

Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Deti i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 19°C

në zonat e ulëta 5 deri 25°C

në zonat bregdetare 12 deri 26°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular