BallinaKryesoreHartimi i 8 amendamenteve nga PD, amandamenti Pampuri: Kërkojmë dyfishimin e fondit...

Hartimi i 8 amendamenteve nga PD, amandamenti Pampuri: Kërkojmë dyfishimin e fondit të parashikuar për kompensimin e pronarëve

spot_img
spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka dalë në një konferencë për shtyp ka prezantuar një nga amendamentet e propozuar në lidhje me buxhetin për vitin 2024.

Pampuri në amendamentin e propozuar kërkon dyfishimin e fondit të parashikuar për kompensimin e pronarëve.

“Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve. Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion lekë ndërkohë kërkoj qe ky fond të shkojë në vlerën 10.000 milion lekë për vitin 2024.

Kjo do të ndihmojë që ky proces të mbyllet sa më parë por edhe kjo kategori të marrë atë çka i takon” thuhet në relacionin për amendamentin.

AMENDAMENTI OËR BUXHETIN E KOMPENSIMIT TË PRONARËVE, PROPOZUAR NGA DEPUTETJA DHE NËNKRYETARJA E PD, ORJOLA PAMPURI

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”
Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Orjola Pampuri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet Neni 6, “Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion leke” bëhet:
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 10.000 milion lekë”.
Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Problemet me pronësinë janë një nga faktorët që pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit, frenimin e investimeve, sidomos ato të huaja. Qeveria, për të disajtin vit rradhazi, nuk po jep atë qe ju takon ish-pronarëve. Madje, tejzgjatja e procesit të kompensimit të ish-pronarëve krijon vetëm efekte negative si dhe rrit korrupsionin e administratës publike në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve. Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion lekë ndërkohë kërkoj qe ky fond të shkojë në vlerën 10.000 milion lekë për vitin 2024.
Kjo do të ndihmojë që ky proces të mbyllet sa më parë por edhe kjo kategori të marrë atë çka i takon.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Orjola PAMPURI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular