BallinaKronikeRrëmbyen dhe grabitën 18-vjeçarin në kryeqytet/ Arrestohen dy persona, një tjetër shpallet...

Rrëmbyen dhe grabitën 18-vjeçarin në kryeqytet/ Arrestohen dy persona, një tjetër shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku tre shtetas në  bashkëpunim me njëri tjetrin në Unazën e Re, kanë kapur dhe futur me forcë në automjet një 18-vjeçar ku e kanë mbajtur për disa orë dhe i kanë marrë varësen e floririt dhe celularin.

Policia ka arritur të identifikojë autorët dhe të verë në pranga dy prej tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga u vunë shtetasit A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe në kërkim u shpall shtetasi R. A., 33 vjeç, po ashtu banues në Tiranë.

Njoftimi:

Tiranë

I vodhën me dhunë varësen e floririt dhe celularin një shtetasi, si dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur me forcë në automjet, për disa orë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Policisë, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

2 prej tyre u kapën dhe u vunë në pranga, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, si dhe e kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 18-vjeçar, duke i hequr lirinë për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular