BallinaAktualitet''Sterilizimi'', gazetari Qyno: Ilir Beqja iniciatori kryesor i koncensionit, ka hedhur 5...

”Sterilizimi”, gazetari Qyno: Ilir Beqja iniciatori kryesor i koncensionit, ka hedhur 5 firma që ta fitonte miku i tij, Rrapaj

Gazetari i Ora News, Elton Qyno përmes një lidhjeje telefonike në studion e lajmeve në Ora News foli për marrjen e masave të sigurisë nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj në lidhje me koncensionin e Sterilizimit.

Qyno u shpreh se Ilir Beqja ka qenë iniciatori kryesor i këtij koncensioni dhe se ka hedhur 5 firma krysore që këtë koncesion ta fitonte miku i tij, Ilir Rrapaj.

‘’Lidhja që SPAK ka bërë me Ilir Beqajn është praktika që ka ndjekur ai në 2014 në momnetin kur ka firmosur koncesionin e Sterilizimit.

Ilir Beqja ka qenë iniciatori kryesor i këtij koncesioni sterilizimi, duke filluar që nga hapja e procedurës dhe mbyllja e kësaj procedure që është firmosja e kontratës.

Në total është njeriu që ka hedhur 5 firma kryesore të këtij koncesioni me qëllim për ta fituar Ilir Rrapaj, miku i ngushtë i Beqaj’’, tha ndër të tjera Qyno.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular