Mes personave të arrestuar nga operacioni i SPAK është edhe Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6.
Sipas News24 arrestimet kanë ardhur pas ç’kodimit të aplikacionit “Sky ECC”, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Në këtë operacion me 11 urdhër arreste u vunë në pranga Erzen Breçani së bashku me djalin e tij të madh.
Po ashtu urdhër arresti është dhënë edhe per Ervin Matën, një person i përfshirë në vrasjen në ish-bllok në 2018 ku viktimë mbeti Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Ai u vetëdorëzua pas 6 muajsh në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dëshmoi dhe tregoi gjithçka ndodhi natën e 4 tetorit 2018.
Ervin Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.