BallinaKryesoreSituata në Kuvend, reagon deputeti i PD: Disa kanë halle personale me...

Situata në Kuvend, reagon deputeti i PD: Disa kanë halle personale me drejtësinë, të tjerët përfitojnë dhe miratojnë buxhetin

– Shqiptarët e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin zjarrin në Parlament, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI ARBI AGALLIU

Përshëndetje te nderuar qytetarë!

Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti.

Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin.

Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve.

Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.

Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Te dashur qytetar!
Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi.

Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.
Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular