Sigma VIG në vite promovon kuaza të ndryshme në shërbim të komunitetit dhe përmbushjes së përgjegjësisë sociale. Kompania është aktive duke frymëzuar stafin që të përfshihet në mbështetje të këtyre kauzave, nëpërmjet organizimit të kthyer në traditë dhe quajtur : Social Active Day.
Në këtë rast 60 kolegë të stafit të Sigma VIG, i dedikuan një ditë të plotë pastrimi, zonës së pikës Doganore të Hanit të Hotit! Me misionin për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar komunitetin por edhe turistët, në rëndësinë e mbrojtjes, mirëmbajtjes dhe respektimit të mjedisit! Së bashku ne mundemi të mbrojmë atë që ka më shumë vlerë!