BallinaBotaShpërthen makina urën në kufirin SHBA-Kanada, humbin jetën dy persona! Panik dhe...

Shpërthen makina urën në kufirin SHBA-Kanada, humbin jetën dy persona! Panik dhe frikë për terrorizëm, por…

Një makinë është përplasur dhe ka shpërthyer në urën kufitare SHBA-Kanada, duke shkaktuar një frikë të madhe sigurie në prag të Ditës së Falënderimeve.

Dy personat në automjet humbën jetën dhe një agjent kufitar amerikan u plagos, por guvernatori i Nju Jorkut përjashtoi mundësinë se ngjarja ishte një sulm terrorist.

Makina po udhëtonte nga ana e kufirit të Nju Jorkut në Urën e Ylberit kur u përplas në një pikë kontrolli.

Incidenti pranë Ujëvarës së Niagarës solli mbylljen e katër urave në kufirin më të gjatë ndërkombëtar në botë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës lokale 11:30 të mërkurën, në prag të festës së Falenderimeve në SHBA.

Shërbimet e trenave midis Nju Jorkut dhe Kanadasë u ndërprenë përkohësisht dhe oficerët në aeroportet Buffalo dhe Niagara Falls hynë në një gjendje të lartë alarmi duke kontrolluar makinat për eksplozivë.

Incidenti ngjalli frikën e një sulmi të mundshëm terrorist dhe spekulimet e pabaza u përhapën në internet në lidhje me një kërcënim të mundshëm për Paradën e Ditës së Falenderimeve të Macy në New York City.

Por disa orë pas shpërthimit, guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul u tha gazetarëve: “Bazuar në atë që dimë në këtë moment, nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit terrorist në lidhje me këtë përplasje.”

Dy viktimat ishin çift bashkëshortësh. Burri ishte drejtuesi i mjetit dhe gruaja e tij ishte pasagjere, thanë zyrtarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular