BallinaKryesorePezullimi i fondeve IPARD/ Reagon PD: Nga viti 2014 dhjetra e miliona...

Pezullimi i fondeve IPARD/ Reagon PD: Nga viti 2014 dhjetra e miliona euro çdo vit janë grabitur fermerëve të ndershëm…

spot_img
spot_img

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në FB, ka reaguar në lidhje me pezullimet e fondeve IPARD në Bujqësi dhe Zhvillimit Rural.

Pampuri mes të tjerash shprehet se që nga viti 2014 dhjetra e miliona euro çdo vit janë grabitur fermerëve të ndershëm të cilët  nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë grant nga fondet e Bashkimit Europian.

Postimi i plotë 

Pezullimi i fondeve IPARD në Bujqësi dhe Zhvillim Rural nga zyra kundër mashtrimit ekonomik OLAF në BE, në korrik të këtij viti dëshmoi se babëzia e kësaj mazhorance qeverisëse grabitësish nuk njeh kufij.

Që nga viti 2014 dhjetra e miliona euro çdo vit janë grabitur fermerëve të ndershëm të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë grant nga fondet e Bashkimit Europian, por kanë shkuar në mënyrë korruptive për një grusht njerëzish të lidhur me interesa politike dhe ekonomike me pushtetarët.

Ndërkohë nga viti në vit mbështetja buxhetore për Bujqësinë në vend është më pak se sa fondi vjetor i IPARD nga BE, ku për vitin e ardhsëm është 31.7milion euro ose 4.5 herë më pak se sa fondi për kontratat koncesionare e PPP-të korruptive.

Së fundmi IPARD nxjerr në pah se 3/4 e të gjitha fondeve të keq-menaxhuara për vitin 2022 për 6 vendet e rajonit dhe Turqinë, ose 33 milion euro abuzime janë shkakatuar vetëm nga autoritetet shqiptare. Pra më shumë se sa vetë mbështetja buxhetore për Bujqësinë që qeveria shpërndan për një vit për këtë sektor që kontribuon së paku 18-20% të PBB të vendit.

Po ashtu ky abuzim është afro 5 herë më i lartë se keqmemaxhimi në Turqi. Dhe mbi të gjitha vlera e abuzimit është afro dy herë më e madhe se sa vetë vlera që ka shkuar për të mbështetur një pjesë të vogël fermerësh për të njëjtin vit.

Ky është qartësisht një skandal i përmasave të jashtëzakonshme. Një nivel korrupsioni i tillë është i pakrahasueshëm me asnjë vend të ngjashëm me Shqipërinë.

Raporti i fundit i BERZH e konfirmon dhe njëherë se Shqipëria ka performancën më të dobët të qeverisjes e cila ka ndikuar drejtpërdrejtë në përkeqësimin e tregut, konkurencës dhe duke u shndërruar në një model sistemik korrupsioni.

‼️Ndaj dhe Partia Demokratike e Shqipërisë ka kërkuar vetingun në politikë ndaj çdo funksionari publik të lartë dhe të zgjedhur për verifikim për lidhje me krimin, korrupsionin dhe përfitimin ekonomik në mënyrë të padrejtë në kurriz të shqiptarëve dhe kundër interesit publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular