Në emër të Diaspores..! Publicita nga qeveria shqiptare..!

0
133
Nga Shemsi Prençi
Pasi e shkërmoqen Ministrinë e Diaspores dhe e katandisen në një drejtori të dorës së tretë në Ministrinë e Integrimit dhe Punët e Jashtme, qeveria e rilindjes dhe administrata perdoruese e aplikacioneve të botës së krimit mblidhen për dy ditë në Samitin e Diaspores, por pa diasporen.!
Në Samitin e mbajtur me Dt. 23 dhe 24 Nëntor çuditërisht moren pjesë 130 perona nga Diaspora dhe plotë 2.000 punonjës të shtetit perfshi (presidet e ish president, kryeminister, ministra e ish ministra, deputet e punonjës të administratës publike nga Shqiperia , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Presheves) , që të gjithë banues në copëzat e Shqipërisë etnike.
E pagëzuan Samiti i Diaspores, por asnjërit nga diaspora, nuk i dhanë fjalën të pershendesë Samitin e pse jo të shpalosin ide për Nënën Shqiperi edhe pse me dhjetra prej tyre janë mjek të talentuar e shkencëtarë të cilët gjatë kohës së pandemisë Covid-19, treguan me profesionalizem se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët shumë më shumë se qeveritarët e korruptuar që kishin mendjen te tenderat sekret dhe vjedhjet edhe me të sëmurët..!
Pra Diasporen e duan për reklama e propogand, por nuk i lejojnë të flasin e tu degjohet mendimi profesional, Emigrantët i duan për reklama, por nuk bëhet perpjekja më e vogel për të siguruar të drejten për të votuar e kontribuar për Shqipërinë dhe integrimin e sajë në BE.!
Të gjithë folësit në Samit ishin me banim në Surrel ose pronarë të vilave luksoze në komplekset e oligarkëve në Tiranë e bregdet..!
Kështu si është katandisur situata në Shqiperi me korrupsionin më të lartë në rajon dhe me implikimin e punonjësve të organeve dhe strukturave ligj zbatuese si anëtar dhe drejtues të grupeve të strukturuara kriminale, duhet thënë:
Në emër të Diaspores çfarë nuk po bën Rilindja, por shyqyr që nuk iu dhanë fjalën sepse do i njollosnin me zullumet e qeveritarëve të inkriminuar..!
Ndaj edhe ti miku im Doktor Dika, që shërben prej 20 vitesh si Mjek i talentuar në SHBA, mos u merzit pse nuk të ftuan edhe pse je pjesë e Rilindjes pasi Ju nuk e meritoni njollosjen me batakun e Rilindjes qeveritare në Shqiperi.