BallinaKryesoreBasha, zhvilloi një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës: Në riorganizimin...

Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës: Në riorganizimin e PD, ju dhe të rinjtë do të jeni prioritet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot paradite një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës.

Basha, dëgjoi problemet e tyre, për çmimet e papërballueshme, për taksat që godasin dhe varfërojnë shtresen e mesme, për familjet që mpaken dita ditës për shkak të emigrimit masiv, për korrupsionin që vret garën e lirë dhe konkurrencën, dhe nga e gjithë kjo më të goditurat janë gratë dhe vajzat.

“Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë”, – deklaroi Basha.

Një familje shqiptare çon rreth 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer. Buxheti që shpenzojmë qytetarët shqiptarë për t’u ushqyer është më i larti në Europë, pasi një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit.

Basha theksoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq më e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

“Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë priotitet për çdo qeveri”, – shtoi Basha.

“Rritjet e pjesmarrjes se gruas ne vendimarrje, mbështetja e iniciativave të tyre, krijimin e kushteve për ti nxitur të hapin biznese të reja, si përmes mbështetjes financiare ashtu dhe përmes reduktimit të taksave. Mbështetja për gruan nuk është e kufizuar thjesht tek individi, por një grua e sukseshme do të thotë një familje e shëndetshme”, u shpreh kryetari i PD.

“Në riorganizimin e PD, – theksoi kreu i PD, – përfaqesimi i grave dhe te rinjeve do të jete prioritet absolut”.
“Jam i bindur se një parti ku harmonizohen eksperienca e burrave, kujdesi dhe përkushtimi i grave dhe energjia e pasioni i të rinjëve, është e destinuar të ketë sukses”, – theksoi Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular