BallinaKryesoreRiorganizimi i PD-së/ Lulzim Basha në takim me qytetarët, u premton të...

Riorganizimi i PD-së/ Lulzim Basha në takim me qytetarët, u premton të rinjve poste drejtuese në çdo nivel

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët ndërsa ka diskutuar për problematikat që shqetësojnë të rinjtë dhe që po i shtyjnë ata drejt emigrimit.

Për kryetarin e PD, dëshira e të rinjve për tu larguar lidhet me faktin se disa politikanë e kanë kthyer pushtetin si pronë të tyre, duke mos u dhënë mundësi të rinjve të marrin në dore fatet e tyre.

“Në riorganizimin e PD, të rinjve do tu besohet një rol i veçantë, duke u besuar atyre poste drejtuese në çdo nivel drejtimi”, – deklaroi Basha.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar dhe për tu mundësuar të rinjve të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Me energjinë, punën dhe angazhimin e të rinjëve, Shqipëria do të bëhet. Detyra jonë është tua japim besimin, që të rinjtë të vendosin për të ardhmen e tyre. PD është një parti që lindi nga të rinjtë dhe do të bëhet një parti ku mishërohen ëndrrat dhe shpresat e të rinjve”, tha kryetari i PD gjatë bisedës me të rinjtë vlonjatë.

Nga Vlora, kryedemokrati foli edhe për propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe vettingun e politikanëve.

“Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik.

Me listat e hapura, ne do tu japim mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore, krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar diferencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.

Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend”, – theksoi zoti Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular