Opozita, një hap i rëndësishëm për t’u riorganizuar

0
157
Partitë opozitare janë bërë bashkë në një grupim që është quajtur ”Federata e Opozitës”, me moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.
Federata, si grupim i partive opozitare, do të drejtohet nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga faktorët politikë të opozitës dhe do të funksionojë si një strukturë politike në emër të opozitës.
Ajo ka si objektiv:
– Transformimin në një koalicion bashkimi opozitar, duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj Federate.
– Përcaktimin e strategjisë elektorale të koalicionit (Federatës).
– Përfshirjen në bashkëpunim Institucional me organizatat e diasporës, për të garantuar votimim e diasporës dhe kandidimin e tyre.
– Përcaktimin e rregullave të funksionimit të këtij koalicioni për cështjet që do te diskutohen, kohën e takimeve dhe mënyrën e vendimarrjes.
– Synimin e vendimarrjes konsensuale ose në të kundërt me 2/3 e votave të deputetëve të opozitës.
– Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e cdonjërit nga kryetarët e partive parlamentare apo përfaqësues i grupit koordinator.
– Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin. Organizimin e kësaj Federate në nivel lokal, rajone dhe Bashki.
Sipas deputeteve dhe kryetareve të partive pjesëmarrëse, kjo buron si nevojë për t’iu përgjigjur situatës së rëndë të cënimin të sistemit tonë kushtetues, të një Republike Parlamentare;
– Rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale;
– Mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë;
– Mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetateve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria dhe shumë faktorë të tjerë që po nxisin largimin e njerëzve nga vendi.