BallinaEkonomiUnaza e Madhe, nis asfaltimi në lotin II – Balluku: Përfundon në...

Unaza e Madhe, nis asfaltimi në lotin II – Balluku: Përfundon në prill, mundëson akses edhe për kalimtarët

Punimet në Lotin 2 të Unazës Verilindore të Tiranës po ecin me ritme të shpejta sipas zv/Kryeministres Belina Balluku. Gjatë inspektimeve në terren Balluku tha se për pak kohë do të përfundojë edhe asfaltimi.

“Jemi pothuajse në fazat finale, është Loti që ka ecur më shpejt, kushtet janë që përfundimi është Prill 2024, ndërkohë qe punimet po ecin shumë shpejt, ndërkohë që të gjitha Lotet e tjera janë brenda afateve kontraktuale.”

Loti i Dytë i Unazës së Madhe që shtrihet e gjitha në territorin e Bashkisë së Kamzës, sipas Ballukut nuk do te jetë një barrierë për zonat e banuara përreth.

“Me të vërtetë këto janë rrugë shpejtësie të lartë që do të krijojnë akesin dhe lidhjen me autostradat që vijnë nga të gjitha drejtimet për tu futur në kryeqytet, por nga ana tjetër janë rrugë që janë brenda zonave të banuara dhe s’ka sesi të jenë të bllokuara, pa aksese për kalimtarët, pa gjelbërim, pa ndriçim.”

Viti 2024 për zv/kryeministren është i rëndësishëm pasi pritet të dorëzohen disa punë të nisura.

“Kemi për të dorëzuar tunelin e Llogarasë, kemi për të dorëzuar të gjithë pjesën e Unazës Verilindore të Tiranës duke plotësuar kështu Unazën e Madhe të Tiranës, do përfundojë tuneli i Murrizit dhe shumë punë të tjera të mira që i kemi nisur dhe do nisim punë akoma më të mira si porti i ri i Durrësit i vendosur në Porto Romano apo dhe aeroporti i jugut.”

Loti i Dytë është është vepra më e madhe e Unazës së Madhe të Tiranës, me një gjatësi prej më shumë se 2 km.

Tv Klan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular