BallinaShow BizzBleona Qereti tenton sërish famën në Shqipëri, i thotë “Po” ftesës për...

Bleona Qereti tenton sërish famën në Shqipëri, i thotë “Po” ftesës për t’u bërë pjesë e Big Brother! Kush janë VIP-at që do bëhen pjesë e spektaklit

Kanë mbetur më pak se 1 muaj nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” dhe tashmë disa emra të konkurrentëve kanë nisur që të bëhen publikë. “Panorama” solli javën e shkuar, edhe emrat e parë që janë konfirmuar tashmë si banorë të kësaj shtëpie.

Një emër që nuk ishte zbuluar deri më tani është pikërisht ai i Bleona Qerretit. Këngëtarja, e cila prej vitesh po tenton famën ndërkombëtare, duket se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni. Nga burimet tona, kemi mundur të mësojmë se Bleona do të jetë konkurrente në këtë format.

Prej disa kohësh, këngëtarja ka qenë disi më e distancuar nga mediat në Shqipëri, duke i munguar si skenës ashtu edhe mediave. Por, duket se gjithçka paska shërbyer për rikthimin e saj në këtë format. Mbetet për t’u parë sesi do të vijë artistja në këtë format, por mbi të gjitha, se çfarë strategjie do të ndjekë, tashmë që për herë të parë do të jetë në një format “reality”.

Sakaq, emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako.  Koreografi i famshëm i ka thënë “po” ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë “reality show”.

Aktualisht, Albi është pjesë e “Dancing with the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të dielë, krah Kiara Titos. Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami.

Prej disa vitesh, Adel ka vendosur të jetojë në SHBA, duke u distancuar disi nga zhurma mediatike e vendit tonë. Duket se Adel këtë herë ka vendosur të rikthehet për publikun, këtë herë si konkurrente e Big Brother.

Ndërkaq një tjetër balerinë që përflitet si konkurrent është edhe ai i Gracianos. Aktualisht, Graciano kërcen me Fifin te “Dancing with the Stars”.

Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylyku. Por, tek Olsi Bylyku, bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime. Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhëtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera.

Duket se dy ish-partnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre. Emra të tjerë që e kanë marrë ftesën për t’u bërë pjesë e spektaklit janë edhe Atalanta Kërçyku dhe Luixhino. Çifti aktualisht janë në garë te “Dancing with the stars”, ndaj edhe ftesën për t’u bërë pjesë e kanë marrë së bashku.

Me gjasa ky do të jetë edicioni i femrave seksi, pasi ftesë ka marrë përsëri edhe Roza Lati, Lei Kraja si dhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase duket se e ka pranuar këtë ftesë, ku do të bëhet pjesë e garës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. Sipas “Kryefjala”, moderatori e kuzhinieri Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperi Bardhi janë tre konkurrentët e tjerë të “Big Brother Vip 3”.

Sakaq, më herët është konfirmuar edhe këngëtari Endrik Beba. Ky i fundit, ndonëse disi më i tërhequr nga jeta publike, ka një histori të trazuar dashurie. Këngëtari dhe solisti i grupit “Urban Band”, Endrik Beba, është ndarë nga ish-partnerja e tij me të cilën ka edhe një djalë.

Gjatë një interviste, Endrik nuk e ka përmendur në asnjë moment ish-partneren, madje tregoi se me djalin e tij merret më së shumti nëna e tij.

“E ndjek dhe unë djalin, por më shumë merret nëna ime, e cila e merr në shkollë dhe mësuesit thonë që është shumë fëmijë i edukuar”, u shpreh këngëtari në “Ditë pas Dite”.

Sakaq, së fundmi, ka prezantuar partneren e tij të re, e cila nga foto e publikuar është një vajzë brune dhe shumë simpatike. Pak a shumë të njëjtën histori ka edhe Alfio, i cili rreth 1 vit më parë u nda nga Fatma, për tradhëti. Dyshja janë prindër të një djali dhe sot pas lajmeve për tradhëti nga ana e kuzhinierit, të dy vijojnë të jetojnë të ndarë, duke mos bërë publike histori të reja dashurie.

Duket se lidhjet e lëna pas do të jenë kryefjalë e këtij “Big Brother”, ku shumë çifte të njohura do të hyjnë në këtë format, ku me siguri do të tregojnë edhe historitë që i çuan drejt kësaj ndarjeje.

Një tjetër emër që ka lënë pas një ndarje të vështirë është edhe Adelina Tahiri. Vetëm pak muaj më parë, ajo i dha fund martesës me avokatin maqedonas dhe tashmë është gati për t’u bërë pjesë e kësaj gare, ku do të zbulojë për herë të parë se çfarë ndodhi me historinë e saj të dashurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular