BallinaKryesorePROFIL/Prof. as.dr. Nazmi Koçi, një jetë kushtuar mjekësisë. Nga studimet, specializimi, mësimëdhënia,...

PROFIL/Prof. as.dr. Nazmi Koçi, një jetë kushtuar mjekësisë. Nga studimet, specializimi, mësimëdhënia, drejtues institucionesh

Nga Mina HYSA
Arritja e suksesit në jetë nuk është e lehtë. Duhet vullnet, punë sistematike, energji dhe besim në vete, por dhe vizionin se çfarë kërkon të arrish. Kryerja e detyrave sa më mirë në të përditshmen tënde, vendosmëria për të qenë korrekt, të qenit njerëzor si dhe duke u kualifikuar sa më shumë profesionalisht përmes studimeve apo dhe punës që bën në profesion, janë garancia që në finish do të arrish atë që kërkon.
Rasti që do të sjellim sot si histori suksesi në startnews.al, është një personazh që plotëson çdo kriter përsa përmendëm më lart dhe që për ta arrirat në çdo hap të jetës ka ndjekur mësë miri rrugën sipas shkallëve nga A-ja tek ZH-ja, duke e merituar plotësisht gjithçka.
Pa frikë për të mund të thuhet se është një prej arkitektët e shërbimit të Stomatologjisë në Shqipëri, po jo vetëm. Në afër 60 vite punë intensive nga studimet në Politeknikumin në Tiranë, Universitetin e Mjekësisë, punës në profesionin e tij e ka ndarë çdo gjë mes vendlindjes Dibër dhe “Rrugës së Dibrës” në Tiranë. Pas ardhjes në Tiranë ka punuar si mjek dhe drejtues drejtues i KSU (Klinika Stomatologjike Universitare e cila ndodhet brenda QSUT), Ministrinë e Shëndetësisë dhe sot e ka punën e tij Klinikën “Evident” për ofrimin e shërbimeve dentare, ngritur në nivelet me të larta profesionale sa i përket cilësisë së shërbimit dentar.


Quhet Nazmi Koçi. Një dibran 24 karatësh që ka ditur mësë miri në komunikimin e përditshëm të ruaj tradicionalen në çdo hap të hedhur, por edhe përshtatet me modernen. Eshtë mbrojtës i 3 gjuhëve të huaja dhe për çfarë ka punuar për veten me interesin e të nxënit të sa më shumë dijeve është një profesionist për t’u pasur shembull.
Prof. as. dr. Nazmi Koçi nuk ka stopuar aspak duke u mjaftuar vetëm me dijet e diplomimit, ai ka punuar shumë si në aspektin teorik duke ndenjur me kokën mbi libra, por veçanërisht dhe atë praktik të ushtrimit të profesionit për të përfituar kualifikimin e duhur që i duhet një profesionisti për të qenë i kërkuar konkurues në treg, por dhe një i besueshëm për atë çfarë ofron.
Jetëshkrimi i Nazmi Koçit, është tejet i pasur. Çdo gjurmë e tij nga shkollimi dhe deri më tani i kushtohet mjekësisë dentare. Ka mbaruar Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, është diplomuar shkëlqyer po në kryeqytet dhe më pas specializimin me rezultate të shkëlqyer. Nazmi Koçi do të kishte kënaqësinë që të ushtronte fillimisht të nxënënit të dijeve të tij në vendlindje dhe kjo për të ishte jo vetëm kënaqësi, por edhe përgjegjësi dhe angazhim që të jepte më të mirën. Si profesionist dhe drejtues ka spikatur dukshëm sepse të gjithë e kujtojnë për humanizmin por dhe profesionalizimin në ushtrim profesioni dhe drejtim.
Nazmi Koçi në drejtim të sitemin shëndetësor veçanërisht deri në vitin 1992 ka ditur që të mos lejojë asnjë ndikim politik tek profesionistët duke i mbrojtur iu dhënë atyre krah të jepin më të mirën e tyre në shërbim të qytetarëve. Në pasim të viteve z.Koçi veç disa detyrave funksionale të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën Stomatologjike Universitare, ka ushtruar veprimtari të gjerë dhe të rëndësishme pedagogjike si mësimdhënës në fushën e stomatologjisë. Është autor i qindra publikimeve shkencore, hartues i dy programeve të studimit, ka botuar monografi, ka hartuar recensa për tekste mësimore të fushës. Aktualisht është ekspert i jashtëm pranë ASCAL dhe MASR. Ka realizuar vlerësimin dhe akreditimin e dhjetra programeve të studimit në IAL. Është redaktor shkencor i Fjalorit të termave të stomatologjisë. Një anë për tu vlerësuar nga ana e Prof. as. dr. Nazmi Koçi është modestia. Ai është një kolloz i shërbimit dentar në vend, e ndërsa janë me dhjetra e qindra persona që nuk kanë dhënë as çerekun e kontributit në profesionet e tyre dhe kanë vrapuar përmes lidhjeve të shkurtëra personale dhe politike, madje dhe pagesave për të marrë dekorime të cilat tashmë janë kthyer rëndom në qoka deri në institucionin e Presidentit të Republikës, z.Koçi as nuk e kërkon një gjë të tillë, por ama dy nga vlerësimet që çdo njeri do kishte qejf t’i kishte i janë dhënë; nga vendlindja si dhe fusha në të cilën ka ushtruar profesionin në gjithë jetën duke u vlerësuar dhe dekoruar. Ka punuar në disa klinika dentare, dhe aktualisht edhe drejtues dhe administrator i Klinikës “Evident”


Kush është Prof. as. dr. Nazmi Koçi
Ka lindur në Dibër më 17 prill 1947. Shquhet për maturinë, karakterizohet nga mençuria e mbartur nga zona, por dhe trashëgimia. Rrjedh nga një familje më tradita patriotike e cila ka dhënë shumë për Shqipërinë. Eshtë baba i dy fëmijëve dhe shquhet për etikën e komunikimit si qytetar dhe profesionist. Të gjithë ata qe e njohin dhe kanë pasur të bëjnë me të kanë fjalët më të mira për Prof.as.dr.Nazmi Koçin nga vartësit tek kolegët, studentët dhe qytetarët.
Shkollimi/Ka kryer studimet e mesme në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë në vitin 1964. Është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë, Dega Stomatologji në vitin 1969. Në  vitet 1981-1982 është specializuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në specialitetin “Ortopedi Stomatologjike”. Nga viti 1994-2015 është përfshirë në veprimtari pedagogjike si mësimdhënës në fushën e stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe në disa IAL jopublike si në: “Medikadent”, Dentalt Art” etj.
Detyrat/Në vitet 2005-2015 ka qenë shef i Departamentit të Stomatologjisë në një universitet jopublik. Ka veprimtari të pasur në fushën e organizimit dhe menaxhimit shëndetësor, ku ka kryer me sukses detyra të tilla si: shef i Shëndetësisë së rrethit në Dibër në vitet 1985-1992, shef i Sektorit të Stomatologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë për disa vjet, anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë, shef i Shërbimit të Stomatologjisë për Tiranën, drejtor i Klinikës Stomatologjike Universitare.
Botime/
Është autor i 145 publikimeve shkencore në fushën e stomatologjisë dhe publicistikës, të realizuara brenda dhe jashtë vendit, nga këto 26 prej tyre janë publikuar në revista të huaja e aktivitete ndërkombëtare. Është hartues i dy programeve të studimit në fushën e stomatologjisë, një për studime të ciklit të parë Bachelor dhe një për studime të integruara të Ciklit të dytë. Ka botuar monografinë “Proteza e plotë dhe fusha e saj” dhe është autor e bashkautor në disa tekste mësimore, cikle leksionesh për shkollat e larta të profilit të Stomatologjisë. Ka hartuar 8 recensa për tekste mësimore të fushës së stomatologjisë, 5 nga të cilat janë në përdorim universitar, një pjesë e të cilave jashtë vendit.
Stomatologjia në Shqipëri (Dy vëllime)/ Prof.as.dr. Nazmi Koçi ka sjell për lexuesit dhe profesionistët e fushës dy vëllime të librit Stomatologjia në Shqipëri (nga lashtësia deri në ditët tona).
Në vëllimin e I-rë të librit përshkruhet rrugëtimi i gjatë i stomatologjisë shqiptare si pjesë e shkencave mjekësore që nga lashtësia, koha e ilirëve, kultura e Komanit, mesjeta e perandoria osmane. Përmes dokumenteve të shumtë sillen të dhëna mbi zhvillimet e shëndetësisë pas shpalljes së pavarësisë, në Monarki dhe gjatë Luftës Dytë Boterore si dhe ndryshimet dhe tendencat e stomatologjisë pas vitit 1948 dhe organizimit tè shërbimit shëndeësor stomatologjik në formën shtetërore të tij. Ky libër shërben dhe si në burim i rëndësishëm dhe i pasur informacioni për dijen dhe ekspertizën e shkencave albanologjike në terësi.
Në vëllimi Il-të  kemi të bëjmë më një vështrim historik. Prof.as.dr. Nazmi Koçi në këtë vëllim ka trajtuar ndryshimet dhe përparimet e shërbimit stomatologjik aktual, ndryshimet e numrit të stomatologëve në dekada, të dhënat mbi arsimin mjekësor stomatologjik publik dhe jopublik. Është trajtuar standardi i shërbimit stomatologjik shqiptar, i sotëm dhe i së ardhmes, standardi profesional dhe ai etik, ligjor e moral.


Kontributi si eksperti/Është aktivizuar si ekspert i jashtëm pranë ASCAL dhe MASR nga shtatori i vitit 2015 e në vazhdim,  për hapjen, licensimin dhe akreditimin e programeve të studimit në shkollat e larta të profilit të stomatologjisë. Ka realizuar vlerësimin dhe akreditimin e 18 programeve studimi në IAL shqiptarë në të tre ciklet e tij; Bachelor, Studime të Integruara dhe SPA . Është autor dhe bashkautor i disa dokumenteve të fushës së stomatologjisë, projekt rregulloreve ligjeve për shërbimin stomatologjik, standardeve të shërbimit stomatologjik shqiptar dhe draftligjit për Urdhrin e Stomatologut në RSH. Është redaktor shkencor i Fjalorit të termave të stomatologjisë të autorit Sherif Shaqiri.
Vlerësimet/Siç edhe e theksuar edhe me lart Prof.as.dr.Nazmi Koçi është shquar nga modestia e tepruar. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm në mjekësi dhe institucionet duhej të kishin më shumë vëmendje ndaj vlerave të tilla dhe të mos merren me qoka të rëndomta madje shpesh dhe të paguara dhe të mos ketë vlerësime ndaj individëve që realisht janë kontribues real në profesionet e tyre ndaj qytetarëve dhe vendit. Por tek Prof.as.dr.Nazmi Koçi nuk shihet aspak nje shqetesim I tilled he as e do nje vleresim te tille. Ndihet i plotesuar dhe shumë mirë pasi dy nga vlerësimet që çdo njeri do të donte t’i kishte i janë dhënë sepse është “Qytetar nderi i Dibrës” dhe “Nderi i stomatologjisë shqiptare”.
Gjuhët e huaja dhe titujt/ Prof.as.dr.Nazmi Koçi ka mbrojtur me sukses të plotë gjuhët e huaja: rusisht, anglisht dhe italisht. Në maj 1999 ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Në vitin 2010 ka fituar titullin “Profesor i Asociuar”. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Protezistëve Stomatologë të Shqipërisë deri në korrik 2017 dhe është anëtar i Shoqatës së Protezistëve të Europës.
Klinika “Evident”/Ka punuar në disa klinika dentare në Tiranë si klinikën Stomatologjike Universitare dhe për disa vite në Itali. Sot Prof. as.dr. Nazmi Koçi punon dhe është administrator i Klinikës “Evident”. Klinika ku punon ka jo vetem traditën e një pune mbi 50 vjeçare, por dhe është klinike me standarte të përparuara të kohës ku punojnë mjekë të specializuar në perëndim dhe me protokolle shkencore bashkëkohore. Në Klinikën Evident punojnë dy profesorë dhe katër specialistë të specializuar jashtë.

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular