“Vettingu” në Policinë e Shtetit/ Nga e hëna seanca publike për tre drejtues të lartë të policisë

0
730

Vettingu në Policinë e Shteti do të rinisë nga java e ardhshme, ka bërë me dije Ministria e Brendshme

Sipas Ministrisë seancat do të jenë publike dhe do të kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyerjes Policore.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: www.amp.gov.al, thuhet në njoftim.