Ish-kryeministri Sali Berisha nuk paraqitet për të 4 herë në dyert e SPAK për të firmosur në zbatim të vendimit të gjykatës së posaçme.
Berisha sipas gjykatës duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3-të të çdo muaj në SPAK, para OPGJ-së.
Berisha akuzohet për korrupsion pasive për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani.
Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.