BallinaKronikeEMRI/ I riu shqiptar i dha fund jetës në ‘anijen hotel’ në...

EMRI/ I riu shqiptar i dha fund jetës në ‘anijen hotel’ në Angli! Rrëfehet e motra: Rojet e trajtonin si kafshë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vetëvrasjen e të riut shqiptar në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani. Bëhet fjalë për 27- vjeçarin nga Manëza e Durrësit, Leonard Farruku.

Në bisedën e fundit me të afërmit, thuhet në artikullin e ‘The Telegraph’, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira, por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë. E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”. Sipas saj ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli. Dhe për t’ja arritur këtij qëllimi ka theksuar ajo, ai iu bind kërkesës së Home Office për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

Kjo anije hotel u mor me qira nga qeveria angleze për të zbutur koston ditore prej 8 milion azilantëve mbërritur gjatë dy viteve të fundit në Angli me gomone mes tyre 12.800 shqiptarë. Për ngjarjen tragjike të vetëvrasjes së Leonard Farrukut një zënës i Home Office tha se: “Ky ishte një incident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë me të prekurit. Mirëqenia e personave nën kujdesin tonë ka një rëndësi parësore dhe ne marrim përgjegjësinë tepër seriozisht për këtë. Kjo ngjarje është duke u hetuar nga policia dhe mjekësia ligjore në analizimin e fakteve e rrethanave të kësaj vdekje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular