BallinaUncategorizedCHAMPIONS/ Nga vazot te orari, gjithçka që duhet të dini për shortin...

CHAMPIONS/ Nga vazot te orari, gjithçka që duhet të dini për shortin e fazës së 1/8-ave Dec 18, 2023 | 8:54

Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve do të zbulohet ditën e sotme në orën 12:00, me shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës.

Goglat pritet të rezervojnë përballje të nxehta, teksa kryesuesit e grupeve do të përpiqen të shmangin skuadra si Interi, PSG-ja dhe Napoli.

Në vazon e parë bëjnë pjesë të gjitha ato skuadra që e mbyllën grupin në vendin e parë, të cilat janë: Bajern Mynih, Arsenal, real Madrid, Real Sociedad, Atletiko Madrid, Dortmund, Man. Siti dhe Barcelona.

Në vazon e dytë janë: Kopenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lacio, PSG, Lajpcig dhe Porto.

Skuadrat që bënin pjesë në të njëjtin grup nuk do të mund të përballen sërish në këtë fazë.

Takimet e para e këtij raundi do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa duelet e kthimit janë parashikuar në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars.

Pasi të mbarojnë këto sfida do të hidhet shorti i çerekfinaleve, ku më pas do të mësohen dhe çiftet gjysmëfinale dhe finale.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular