Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani.
Me një shënim në rrjetet sociale, Gonzato u shpreh se rezultatet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë hapa thelbësorë për rrugën e Shqipërisë, drejt BE-së.
“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.
Ai tha se e ka siguruar kreun e SPAK në misionin e tij në luftën kundër korrupsionit.
“Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. E falenderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, shkroi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato./