BallinaUncategorizedEdmond Spaho alarmohet për braktisjen në FB: Nga qindra like jam katandisur...

Edmond Spaho alarmohet për braktisjen në FB: Nga qindra like jam katandisur në as 10, por zbulon se ja hakëron Rama

Si kodosh i madh që është, Edi Rama këto kohë nuk është marrë vetëm me Doktorin, por ka gjetur kohë të merret edhe me Profesorin, Edmond Spahon.

Nëse me Berishën është marrë, duke mos i lënë shqiptarët t’i përgjigjen thirrjes së tij për t’u mbledhur në sheshe dhe protesta, me Spahon është marrë në një mënyrë më të rafinuar. Si rrufjan i madh që është, i ka bllokuar njerëzit për t’i dhënë like në facebook.

Të mendosh që revolucioni nga sheshet u transferua në rrjetet sociale, sipas porosisë së fundit të Doktorit, kështu që deputeti Spaho është një ndër viktimat e para të betejës së re virtuale. Këtë shqetësim real dhe ekzistencial, zoti Spaho ka zgjedhur ta ndajë me miqtë e tij virtual të facebook-ut dhe, siç thotë ai, pas interesimit i kanë shpjeguar që “banda informatike e Ramës ndërhyn në softin e facebook-ut dhe bllokon me ditë të tëra postimet e personave të caktuar, duke i lejuar të çfaqen shumë ditë më pas kur ka rënë interesi për postim”.

Me ç’duket, kur Rama ka parë që Profesori po bën betejë epike nga profili i tij në fb, sipas porosisë së fundit dhënë nga Doktori, ka porositur bandën informatike për të bllokuar postimet e deputetit Spaho dhe e ka katandisur në dhjetë like për postim.

Edhe zoti Spaho i është bashkuar vetëviktimizimit të “Rithemelimit” të drejtuar nga Berisha, që kanë zgjedhur të viktimizohen në Parlament, përpara drejtësisë, përpara ndërkombëtarëve dhe përpara shqiptarëve. Tani edhe përpara ndjekësve të rrjeteve sociale.

Nuk dinë as të bëjnë opozitë, as gjë prej gjëje, vetëm të vetëviktimizohen, si rruga dhe mënyra më e thjeshtë për të fshehur dështimet.

Më poshtë postimi i plotë i Profesor Spahos:

Kam rreth dy muaj qe pyes se perse me ka rene ne menyre drastike ndjekja dhe like nga lexuesit? Nga disa qindra like per postim dikur sot marr me pak se dhjete like.

U interesova dhe me shpjeguan qe banda informatike e Rames nderhyn ne softin e facebook dhe bllokon me dite te tera postimet e personave te caktuar, duke i lejuar te cfaqen shume dite me pas, kur ka rene interesi per postimin.

Pyeta ne se mund te ankohem tek facebook? Me thane qe mos u lodh sepse ky fenomen per ta nuk ka asnje interes, sidomos komercial.

Ta gezojme “lirine” e medias te rrjeteve sociale!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular