BallinaLifestyleFOTOT/ Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit i ulet në gjunjë, Fifi merr propozimin...

FOTOT/ Ish-bashkëshorti i Adrola Dushit i ulet në gjunjë, Fifi merr propozimin për martesë në skenë: Do të të dua deri në fund të jetës

Këngëtarja e njohur Fifi ka marrë propozimin për martesë në skenën e Dancing With The Stars.

Pas performancës në skenë, ajo është surprizuar nga partneri i saj, Adis Patushi, i cili i kërkoi të martohen bashkë.

Fillimisht në monitor u shfaq një mesazh nga Adisi, ku shkruhej: “Fifi faleminderit që më bën kaq të lumtur! Ti je dielli dhe hëna ime. Je njeriu që më ndryshoi krejt jetën! Të dua”.

Më pas në skenë u shfaq partneri i këngëtares, duke bërë që Fifi të emocionohej dhe të dy të përloteshin.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, iu drejtua ai.

Dhe padyshim që përgjigja e këngëtares ishte “Po”.

Pas propozimit për martesë, Fifi u shpreh se ishte moment magjik dhe një nga më të bukurit që ka përjetuar. Këngëtarja theksoi se ai është aty në çdo moment të jetës së saj dhe se do e dashurojë deri në fund të jetës.

“Faleminderit shumë Adis për këtë moment që më bëre të përjetoj, faleminderit për çdo ditë të jetës që t’i më jep dashuri. Në çdo moment të mirë apo të keq ke qenë aty për mua dhe me mua. Të dashuroj deri në fund të jetës sime. Ishte propozim i magjishëm”, shprehet këngëtarja.

Çifti janë prindër të një djali të quajtur Theo Mal, që erdhi në jetë në Amerikë në 25 prill 2024. Ndërkohë Adis Patushi është baba edhe i një djali, Troi, me ish bashkëshorten, Adrola Dushi.

E pyetur në një intervistë pak ditë më parë, Fifi u shpreh se dasma nuk ishte në planet e saj të afërta dhe se ende nuk e kishin diskutuar me Adisin.

Ajo tha se  dëshiron një dasmë tradicionale dhe jo një ceremoni me 50 veta, duke shtuar se kur të martohet “do të dëgjohet Shkup e Shkodër”.

“Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se Fifi dhe Adisi u bën çift vitin e kaluar pas përfundimit të Big Brother Vip 1 ku këngëtarja ishte konkurrente bashkë së bashku me kushëririn e Adisit, Kledin Hysa.

Shkak për njohjen e tyre u bë pikërisht modeli, nga e cila u kurorëzoi një lidhje të bukur dashurie

E ndërkohë që të gjithë donim të dinim se si do të vijojë jashtë, historia e saj me Grantin, djalin seksi me të cilin ndau eksperiencën në “Big Brother” dhe që u frekuentuan edhe jashtë, Fifi na surprizoI me një tjetër histori.

Ajo u pa afër djalit i cili nuk ishte fare i panjohur për opinionin publik edhe pse s’kishte fare lidhje me botën e showbizit. Ai ishte Adis Patushi, ish bashkëshorti i modeles bukuroshe Adrola Dushi.

Fifi publikoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.

Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin.

Por, Fifi kishte krijuar një marrdhënie të bukur dashurie me Adisin dhe rreth 1 vit më vonë mirëpritën në jetë djalin e tyre

Ndërkohë modelja e njohur, Adrola Dushi komentohet shpesh herë në mediat rozë, për marrëdhënien e veçantë që ka me ish-bashkëshortin e saj, Adis Patushi, me të cilin ka dhe një djalë, i cili quhet Troi.

Por, pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur raporte mjaft të mira.

Më herët, Adrola ka treguar në intervista se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht së kaluarës. Në një intervistë disa vite më parë, Adrola ka pranuar të flasë për arsyen pse mori fund martesa e tyre.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit” – është shprehur Adrola duke shtuar se ruan një marrëdhënie të mirë me bashkëshortin pas ndarjes.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular