BallinaSportZYRTARE/Koha e pritjes mbaroi, ja trajneri që do të ulet në stolin...

ZYRTARE/Koha e pritjes mbaroi, ja trajneri që do të ulet në stolin e Partizanit, data e prezantimit

Orges Shehi është zyrtarisht trajner i Partizanit. Pritjes i erdhi fundi dhe klubi i kuq ka dhënë njoftimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Pas një periudhe shumë pozitive te Tirana, tekniku Shehi ka ndërruar krah dhe tashmë do drejtojë rivalët e bardhebluve. Në publikimin e bërë nga Partizanit, shkruhet se prezantimi i trajnerit të ri është programuar për të mërkurën në orën 11.00.

“Të mërkurën  11:00 në ambjentet e  “Arena e Demave”, klubi prezanton Orges Shehin përpara mediave” – Shkruan klubi. Shehi nuk e gjen këtë skuadër në momentin më të mirë të mundshëm. Partizani, në 5 ndeshjet e fundit ka barazuar katër prej tyre dhe ka humbur një. Ndeshja e radhës është ndaj Teutës, me 13 janar.

 

 

(

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular