BallinaAktualitetVIDEO/Lulzim Basha feston me demokratët, merr në dorë ritmin si DJ!

VIDEO/Lulzim Basha feston me demokratët, merr në dorë ritmin si DJ!

Kreu i PD-së Lulzim Basha prej disa kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg sherrnajës politike të ditës, duke mos u bërë pjesë e akuzave dhe kundërakuzave.

Ndonëse vazhdimisht ai ka pasur aktivitet të ngjeshur me takime, strategjia e tij për këtë fundvit ka qenë të qëndrojë larg objektit të kamerave dhe duket sikur ka dashur të kontaktoj vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kur edhe pak ditë na ndajnë nga viti 2023, kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shfaqur dje në një takim me strukturat e degëve 8 dhe 12 në Tiranë, ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka marrë pjesë në një drekë festive me kryetarët e degëve të PD-së në Krujë.

Këtë mbrëmje Basha është shfaqur në një tjetër takim, kësaj radhe me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, madje duke marrë drejtimin e mbrëmjes si DJ në një prej lokaleve të njohur në kryeqytet.

Ndërkohë që Rithemelimi dhe Sali Berisha janë në kulmin e përplasjes së tyre me sistemin e drejtësisë, duke i shpallur luftë, prokurorisë, gjykatës dhe Shteteve të Bashkuara, Lulzim Basha shfaqet i relaksuar në krah të demokratëve, duke festuar festat e fundvitit.

Sigurisht pas shfaqjes si DJ në festën e demokratëve, fillimi i 2024 duhet ta gjejë Lulzim Bashën në krye të aksionit opozitar dhe përgatitjeve të PD-së për përballjen e afërt elektorale me pushtetin e Edi Ramës.

Koha punon për të dhe për PD-në, thjesht tani demokratët duhet të mobilizohen për të fituar kohën e humbur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular