BallinaSportLionel Mesi u shpall fitues i “The Best”, ja për kë ishin...

Lionel Mesi u shpall fitues i “The Best”, ja për kë ishin votat e Gjimshitit dhe Silvinjos

spot_img
spot_img

Lionel Mesi ka fituar sot për herë të tetë në karrierën e tij çmimin “The Best” që jepet nga FIFA si lojtari më i mirë për vitin 2023. Edhe pse ky vit nuk ishte aq i suksesshëm për argjentinasin në aspektin personal, ai është votuar nga shumica nëpërmjet votave të trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, gazetarëve nga çdo shtet anëtar i FIFA-s si dhe vota e publikut.

Sa u përket votave nga Shqipëria, kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i ka dhënë pikërisht argjentinasit vendin e parë në votim, duke zgjedhur Erling Haland të dytin dhe Rodrin të tretin. Vota e kapitenëve ishte ajo që vendosi balotazhin mes Mesit dhe Haland, pasi të dy kishin pikë të barabarta por argjentinasi mori më shumë zgjedhje të para nga kapitenët.

Trajneri Silvinjo zgjodhi Haland të parin, Mesin të dytin dhe De Bryjn të tretin në renditjen e tij për këtë çmim.

Edhe gazetari Endi Tufa zgjodhi Mesin të parin, e më pas Haland të dytin dhe Mbape të tretin, në atë që ishte radha në të cilën më pas përfundoi votimi për këtë edicion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular