BallinaShow BizzPrinc Leka njofton zyrtarisht ndarjen nga Elia Zaharia: Kemi filluar procedurat e...

Princ Leka njofton zyrtarisht ndarjen nga Elia Zaharia: Kemi filluar procedurat e divorcit, mirëqenia e vajzës do mbetet në qendër të vëmendjes

Princ Leka, përmes një reagimi zyrtar, ka njoftuar ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore.

Princ Leka thekson se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

Postimi:

Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princeshës Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.

Nga ana tjetër munguan fotografitë dhe daljet e tyre së bashku në evente apo ceremoni të ndryshme, ndërsa edhe për festat e fundvitit dyshja i kanë uruar shqiptarët me anë të disa fotove ku shfaqen të ndarë secili me vajzën e tyre.

Romanca e re e princ Lekës

Një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpeshherë nën shoqërinë e Princit. Ajo ka punuar per disa vite prane Partisë Demokratike, ku ishte kuratorja e imazhit te demokrateve te Lulzim Bashës.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës së këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt familjarë apo miqtë. Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular