BallinaAktualitetA do të bjerë dëborë në Tiranë? Meterologu jep lajmin që presin...

A do të bjerë dëborë në Tiranë? Meterologu jep lajmin që presin të gjithë…

I gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga moti i keq. Meterologu Hakil Osmani deklaroi se gjatë mbrëmjes së sotme ose paraditen e së dielës mund të ketë prezencë të pakët të dëborës në Tiranë.

A do të bjerë dëborë në Tiranë? “Pritet që reshjet e dëborës të jenë edhe në zonat e banuara në Tiranë. Kjo vjen si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave të ajrit. Ekziston një mundesi që edhe në Tirane, në mbrëmje ose në orët e para të mëngjesit të nesërm, të ketë shfaqje të flokëve të dëborës. Presim që të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, kryesisht në zonat lindore”, tha meterologu Osmani i cili me këtë lajm gëzon qytetarët që mezi presin dëborën e rrallë në kryeqytet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular