BallinaLifestyleSituata me babanë “ndjek” nga pas Heidin/ A do t’ia lejojë vetes...

Situata me babanë “ndjek” nga pas Heidin/ A do t’ia lejojë vetes të krijojë lidhje në “BBV”, banorja përgjigjet: Me thënë të drejtën…

Heidi është vendosur përpara banorëve të Big Brother VIP për t’iu përgjigjur pyetjeve që ata do t’i bënin.

Si e nominuara e kësaj jave, ajo është pyetur për mënyrën se si ajo ka vendosur të sillet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lisi e pyeti Heidin për ngjarjen që ka ndodhur më parë me babain e saj dhe nëse do të donte që historia të përsëritej.

Ajo është shprehur se do të tregohet e matur me veprimet, por nuk përjashtoi mundësinë për të krijuar lidhje brenda mureve të shtëpisë.

Fatjoni: Cila është gjëja që do të të mungojë më shumë në këtë shtëpi?

Heidi: Gjëja që do të më mungojë më shumë në këtë shtëpi janë njerëzit, atmosfera edhe loja në fakt, pasi është një sfidë me veten. Është një eksperiencë shumë e madhe.

Egla: Edhe Fatjoni sigurisht (qesh).

Heidi: Edhe Fatjoni (qesh).

Romeo: Nëse do të dije nesër çfarë do të merrje me vete nga shtëpia?

Heidi: në fakt kjo lidhje me të vërtetë eksperienca dhe në jetën time në realitet nuk jam përballur me një karkater kaq të fortë kaq ndryshe. Sikur më ka rritur. Kjo përballje do të ishte eksperiencë. Jam rritur.

Lisi: Nëse nuk do të dilje nga shtëpia do e sillje babin në BBV?

Heidi: Po do vijë ai normale

Lisi: Jo, jo, ta sjellësh kështu

Heidi: Do sillem mirë që të mos vijë me thënë të drejtën.

Babai i Heidit hyri në një reality show në Itali ku ajo merrte pjesë, për ta nxjerrë jashtë programit. Kjo gjë ndodhi sepse ajo nisi të ketë afrimitet me njërin nga konkurrentët. Pas këtij veprimi Heidi i dha fund rrugëtimit të saj në atë program.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular