BallinaKronikeAksident në Fier, përplasen tre automjete midis tyre. Dy të plagosur përfundojnë...

Aksident në Fier, përplasen tre automjete midis tyre. Dy të plagosur përfundojnë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak me pare në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Ferme-Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit teksa po marrin ndihmën mjekësore por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi M. L., 57 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasi Dh. L., 37 vjeç . Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, shtetasit M. L., Dh. L., si dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Toyota” shtetaset I. D., dhe A. D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular