Thumanë-Kashar/Kruja shembulli i të bërit opozitë, si Sabah Sheta zgjoi nga “gjumi” Rithemelimin

0
333

Një nga degët e PD me efikase në çdo drejtim është ajo e Krujës. Kryetari Sabah Sheta është një person që gëzon reputacion në zonë, një personazh që shquhet për humanizmin që e karakterizon, korrektësen si qytetar në raport me bashkëqytetarët, por duke qenë dhe një politikan lokal i pakapur prioritet ka pasur mbështejen e interesave qytetare. Zoti Sheta ka reaguar ndaj çdo padrejtësie që iu është bërë krutanëve duke bërë një opozitë reale. Reagimet e z.Sheta si kryetar i degës së PD kanë qenë për disa shqetësime që përballen banorët e zonës duke nisur nga problematika me infrastrukrtuën rrugore, ujësjellës, ndotja etj, e shpesh ka apeluar duke dhënë dhe zgjidhjen se si mund të orientoheshin investimet për Krujën.
Si shefi i opozitës në Krujë Sabah Sheta në cilësinë e kryetarit të PD ishte i pari që apeloi dhe ngriti zërin fuqishëm duke paralajmëruar për protesta sa i përket investimin Thumanë -Kashar që izolon 85 mijë banorët e Krujës. Madje së bashku me dy deputete e zonës znj.Bakiu dhe znj.Ulliri, zoti Sheta doli në mbrojtje të banorëve që protestuan dhe garantoi dhe mbështetjen ndaj tyre për vijim e protestave. 
Sot pamë një tjetër protestë, kësaj here nga Rithemelimi. Të gjendur ngushtë nga pozita ku i kishte vënë Sabah Sheta, pamë që disa personazhe tek Rithemelimi me një grusht njerëzish të zgjoheshin nga gjumi, ose të detyruar të dilnin për faktin sepse ndoshta dikush nuk i linte të protestonin u gjendën tek aksi Thumanë-Kashar duke përsëritur të njëjtën kërkesë që qytearëtt kishin hedhur në protestat e organizuar nga dega e PD Krujë të mbështetura fuqishëm nga Sabah Sheta dhe deputetet Merita Baku dhe Andia Ulliri. Siç duket z.Sheta e ka të bërit opozitë non stop, kurse pjesa e rithemelimit ose me urdhera ose kur shohin që kanë mbetur pas dhe bëjnë për dukje e jo mbrojtjen reale të interesave të krutanëve.startnews.al