BallinaSportBilanci i Çelsit/ Broja largimi i 39-të nga akademia e bluve të...

Bilanci i Çelsit/ Broja largimi i 39-të nga akademia e bluve të Londrës, ja sa milionë paund u arkëtuan

Forca shpenzuese e Çelsit në merkato ka dominuar dritaret e kaluara të merkatos. Që kur konsorciumi i udhëhequr nga Tod Bohli mori kontrollin e Çelsit në vitin 2022, ai e ka kapërcyer shifrën e 1 miliard paundëve investime.

Por ishte largimi i produktit të akademisë Armando Broja, fillimisht i huazuar te Fulhami, marrëveshja më interesante e një dite të fundit të qetë merkatoje në Angli. Për shkak të rregullave financiare, blutë ishin të hapur për të shitur sulmuesin shqiptar dhe produktin tjetër të të rinjve Konor Gallager me çmimin e duhur, duke theksuar një tendencë në rritje të klubeve të Premier Ligës që largojnë ish-lojtarët e akademisë.

Që nga nisja e sezonit 2014-15, Çelsi ka shitur 39 lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve zinxhir. Sipas statistikave të “Transfermarkt”, nga këto shitje apo huazime, klubi ka gjeneruar në total një shifër prej 285 milionë paundësh, sa asnjë klub tjetër europian gjatë të njëjtës periudhë. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular