BallinaAktualitetAfera e inceneratorit të Tiranës/ Klodiana Lala zbardh detaje nga hetimi i...

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Klodiana Lala zbardh detaje nga hetimi i SPAK: Janë gjurmuar dy transferta të mëdha!

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Klodiana Lala zbardh detaje nga hetimi i SPAK: Janë gjurmuar dy transferta të mëdha!

Klodiana Lala, ka deklaruar se SPAK ka arritur të gjurmojë dy transferta në shuma të mëdha parash në lidhje me inceneratorin e Tiranës. 

“Prokuroria pretendon se ka arritur të përcaktojë se kush është pronari i këtyre parave dhe si janë transferuar. Ka thirrur në pyetje edhe persona të tjerë, që në pamje të parë nuk të thonë asgjë por rezultojnë të implikuar”, tha Lala. 

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se SPAK ka gjetur edhe pronarët e llogarive. Ajo po ashtu tha se tre drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, janë duke u hetuar dhe se SPAK ka sekuestruar dokumenta dhe laptopë. 

Ylli Rakipi: A janë prokurorët e SPAK të interesuar të marrin dëshminë e Arben Ahmetajt?

Klodiana Lala: Kam marrë kontakt me drejtues të SPAK dhe më kanë konfirmuar faktin që zoti Ahmetaj kishte kërkuar azil politik por nuk kishin informacion nëse e kishte fituar azilin atje. Ishin në dijeni të një kërkese për azil. Zoti Ahmetaj, në momentin që ka bërë kërkesën ka dhënë intervistë të detajuar duke ngritur pretendimet. Prokuroria e ka kqyrur intervsitën, nuk e ka marrë zyrtarisht te televizioni Syri. Nëse konstaton se ka diçka që nuk është transmetuar, mund ta marrë në televizion.

Kemi kërkuar të hetohet roli i zotit Velaij, përderisa e dimë se ka një shkresë të tij që ka anashkaluar qarqet, gjë që nuk është hetuar. Prokuroria sot është në kushtet të udhëtojë, nëse Ahmetaj e ka fituar statusin e azilit, ta marrë deklarimin e tij dhe ta përkthejë në vlerën e provës. Ahmetaj ka thënë shumë pak në raport me atë që ai di.

Në këtë kuptim, prokuroria nëse do të dojë ti shkojë deri në fund kësaj historie, mund të dërgojë edhe letër porosi. Kështu do të ketë shumë më tepër informacion. Nëse ngelemi vetëm në një intervistë publike, që ka shkaktuar tronditje te mazhoranca, nuk mbetet si provë. Afera e inceneratorëve duhet të ishte hetuar e plotë, nuk kthehet më mbrapsht. Por, prokurorët po gjurmojnë disa transferta të kryera nga Shqipëria në disa vende jashtë. Për inceneratoritn e Tiranës, janë gjurmuar tranferta në shuma të mëdha parash.

Ola Xama: Janë gjetur dy llogari, njëra në Zvicër dhe tjetra në Bullgari. Por, nuk ka gjurmuar se kush fshihet pas transfertave.

Klodiana Lala: Prokuroria pretendon se ka arritur të përcaktojë se kush është pronari i këtyre parave dhe si janë transferuar. Ka thirrur në pyetje edhe persona të tjerë, që në pamje të parë nuk të thonë asgjë por rezultojnë të implikuar.

Janë marë në pyetje disa drejtorë të ujësjellësve për shkak të një projekti të matësave të ujit, ku përfshihen Zoto dhe Mërtiri. Janë sekusestruar dokumenta.

Prokuroria ka urdhëruar kontrolle në banesat e disa drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës. Janë sekuestruar dokumenta, hard disk, laptopë. Janë tre drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular