BallinaEkonomi“Kurthi” i informalitetit! Ekonomia dhe inflacioni do të rriten, por të ardhurat...

“Kurthi” i informalitetit! Ekonomia dhe inflacioni do të rriten, por të ardhurat në raport me PBB do të shënojnë rënie

Inflacioni dhe ekonomia e Shqipërisë po rriten me ritme më të përshpejtuara se dekada që lamë pas, por vendi ka rënë në kurthin e informalitetit pasi të ardhurat buxhetore në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto pritet të shënojnë rënie në periudhën afatmesme 2024-2027 sipas parashikimeve nw Kuadrin Afatmesëm Ekonomiko Fiskal.

Ministria e Financave parashikon që ekonomia e vendit të rritet afërsisht me 4% në periudhën 2025-2027, teksa inflacioni pritet të jetë së paku 3 për qind. Por nga ana tjetër të ardhurat në raport me PBB pritet të vijnë me rënie. Financat presin që me 2023 të ardhurat buxhetore të kenë arritur sa 28 për qind e PBB, por në vitin 2024 ato nuk pritet të jenë më shumë se 27.8 % e PBB-së duke qëndruar në të njëjtin nivel deri në vitin 2027.

Të ardhurat buxhetore janë rritur ritme dyshifrore dy vitet e fundit, por gjithashtu është rritur edhe hapësira e ekonomisë së pataksuar.

Të dhënat finale mbi rezultatin e të ardhurave me 2023 nuk janë publikuar akoma, por në vitin 2022 të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së nga 27.5% që ishin me 2021 me rënie -0.7 pikë përqindje. Më 2022 të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së nga 27.5% që ishin me 2021 me rënie -0.7 pikë përqindje.

Fondi Monetar Ndërkombëtare vë në dukje se në endet në zhvillim, ku është klasifikuar edhe Shqipëria, të ardhurat buxhetore mund të rriten edhe me 9% të PBB-së deri në vitin 2030, nëse zbatojnë disa reforma që kanë të bëjnë me uljen e korrupsionit, luftën ndaj informalitetit, zbatimin e reformave dhe forcimin e institucioneve.

Të ardhurat buxhetore në vlerë në vendin tonë janë rritur, por ato nuk e kanë përmirësuar raportin me PBB-së që nga viti 2008. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në vitin 2022, të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së në nivel më të ulët se në vitin 2008 ku treguesi 28.9% e PBB-së.

Ekspertët e FMN-së zbulojnë se vendet në zhvillim, ku përfshihet edhe Shqipëria, kanë potencialin për të rritur raportet e tyre të taksave ndaj PBB-së deri në 9 pikë përqindjeje përmes reformës tatimore dhe forcimit të institucioneve publike. Hapësira e re e pataksuar mund ti sigurojë vendit tonë burime financiare të mjaftueshme për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Shfrytëzimi i këtij potenciali do të kontribuonte gjithashtu në zhvillimin financiar dhe sipërmarrjen e sektorit privat.

Përmirësimi i institucioneve publike në ekonomitë në zhvillim ku bën pjesë Shqipëria, duke përfshirë reduktimin e korrupsionit, do të rezultonte në një rritje shtesë prej 5 pikë % e të ardhurave në raport me PBB-së.

FMN sugjeron si ndërhyrje themelore në përmirësimin, hartimin dhe administrimin e taksave të tilla si TVSH-ja, akcizat, taksat mbi të ardhurat personale dhe taksat mbi të ardhurat e korporatave.

Gjithashtu zbatimi i planeve të guximshme të reformave në zgjerimin e bazës tatimore përmes taksimit më neutral të të ardhurave kapitale dhe përdorimit më të mirë të taksave mbi pronën do të ishte një mundësi./B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular