BallinaRajoniÇfarë janë strukturat paralele serbe? “Kanceri” që po gërryen Republikën e Kosovës

Çfarë janë strukturat paralele serbe? “Kanceri” që po gërryen Republikën e Kosovës

Edhe pse Kosova për pak ditë feston 16-vjetorin e shtetësisë, strukturat paralele serbe vijojnë të operojnë në 10 komunat me shumicë serbe por edhe në disa komuna të tjera të mëdha.

Këto struktura paralele u ngritën menjëherë pas përfundimit të çlirimit të Kosovës, ndërsa ofrojnë shërbime administrative, arsimore, shëndetësore dhe shërbime të tjera, paralelisht me ato të shtetit të Kosovës.

Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin kosovar, por edhe me vet Planin e Ahtisarit mbi të cilin u ngrit shteti i Kosovës.

Dëmi më i madh është fakti që Kosova nuk po arrin të krijohet si shtet funksional, shtet unik, shtet ku funksion dhe ekziston një normë institucionale dhe konstitucionale kjo pastaj është dëmi më i madh sepse strukturat e tilla nuk lejohen në shtetet normale, funksionale”, tha Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Rreziku më i madh nga këto struktura është për sigurinë, pasi janë bërë përgjegjëse për të gjitha trazirat në që kanë ndodhur ndër vite në veriun e Kosovës. Serbia financon këto struktura me miliona euro në vit përmes një procesi shumë të dyshimtë.

Qëllimi është t’i mbajnë personat të instrumentalizuar, të manipuluar ose të kontrolluar. Qëllimi i këtyre parave që Serbia i dedikon të këto struktura dhe këta persona është që këta persona ta refuzojnë shtetin e Kosovës”, shtoi Salihu.

Javën e kaluar janë mbyllur 7 komuna paralele por që ngjalli reagimin e ndërkombëtarëve për frikën e rritjes së tensioneve.

Mendoj që qasja në këtë rast është edhe e mençme, edhe e guximshme, edhe e duhur. Do të duhej që të mos ketë tolerim e kompromis në këtë pikë për shkak se, ose je shtet, ose nuk je shtet.

Serbia ishte pajtuar që të shuante këto struktura në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular