EMRI/Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Shkodër, plagoset pronari

0
208

Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “10 Korriku”.

Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri drejt një makine në pronësi të shtetasit, Selami Brahimi, e cila ka qenë e parkuar.

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se në momentin që ai ka tentuar të hyjë në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes vihet re se është qëlluar disa herë në drejtim të tij pasi pothuajse në të gjithë mjetin ka shenja të armës së zjarri, kryesisht në pjesën e prapme të automjetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.