BallinaSocialeStatistika e frikshme: Fëmijët e baballarëve që pinë 1 paketë cigare në...

Statistika e frikshme: Fëmijët e baballarëve që pinë 1 paketë cigare në ditë, mund të sëmuren me kancer gjaku

Këtë të enjte në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, ka qenë e ftuar farmacistja, Teuta Maçi, e cila ka folur rreth shtatzënisë dhe mospërdorimit të cigares e alkoolit, si nga mamaja ashtu edhe nga babai.

Maçi tha se fëmijët e baballarëve që pinë 1 paketë cigare në ditë, mund të sëmuren me kancer gjaku. Ndaj, sipas saj, më e mira do të ishte që të dyja palët të bënin një detoks, minimumi 3 muaj, përpara se të ndodh ngjizja.

Teuta Maçi: Unë mund të jap një statistikë shumë të frikshme, por është statistikë shkencore, nuk është hipotetike. Baballarët të cilët pinë një paketë cigareje në ditë, që janë 20 cigare, që ndodh shumë, fëmijët e tyre kanë mundësi më të lartë për të shfaqur leukemi. Leukemia është një formë e kancerit të gjakut. Është e testuar, është e provuar.

Agida Koçi: Sa kohë do të ishte mirë që të bënin një detoks të dy prindërit nga ana e alkoolit apo edhe cigares, përpara se të ndodh shtatzënia?

Teuta Maçi: Këshilla është minimumi 3 muaj, që të ketë kohë që t’i rigjenerohet, që sperma të rigjenerohet. Sigurisht alkooli, por cigarja patjetër. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular