Festohet 80 vjetori i shkrimtarit vlonjat, Bujar Leskaj: Mirënjohje për punën e palodhur të shkrimtarit Eqerem Canaj

0
270

Nga Bujar Leskaj
Te henen në ambientet e muzeut “Kosova”, së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve e Artistëve “Petro Marko” organizuam datëlindjen e 80-të të shkrimtarit vlonjat Eqerem Canaj.

Në këtë aktivitet morrën pjesë intelektual e shkrimtar vlonjatë, familjar e dashamirës së shkrimtarit Canaj, të cilët uruan ditën e tij të lindjes dhe shprehën mirënjohje për punën e z.Eqerem Canaj, si shkrimtar e poet i Vlorës.

Në këtë aktivitet, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit vlonjat Eqerem Canaj, mbajtën fjalën e tyre: Dr.Albert Habazaj, Znj.Laureta Petoshati, Dr.Ermir Xhindi, Znj. Iltana Koleka, Z.Ardi Stefa, Z.Kristo Çipa, Znj.Enerieta Sina, Z.Çlirim Hoxha, Z.Lekë Skëndaj, Z.Xhevdet Nuraj, Z.Remzi Gjika, Z.Agim Ruka.

Në fjalën time, shpreha mirënjohje për punën e palodhur të z.Eqerem Canaj, për përkushtimin e tij ndaj shkrimit e prodhimit të një numri të konsiderueshëm veprash, të cilat numërohen 44 të tilla, si romane, poezi e novela: (Bisha e thinjur, Disku i Artë, Qiej të çarë, Njeriu me nofulla të hekurta, Liria, Ombrella e thyer, Sfida, Misteri, Apoteoza etj).

U shpreha se romanet e tij janë artistikisht të ndërtuara mirë, sikurse japin mesazhe kuptimplota.

Në fund, falenderova folësit për kumtesat e mbajtura.