Projekti për standardizimin e produkteve shqiptare, Beqiri: Promovon SME-të për rritjen e eksporteve, do ndihmohet dhe Universiteti

0
196

Genti Beqiri, ekspert ekonomie dhe njëherazi menaxher projekti ITC deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se projekti i financuar nga ambasada zvicerane që ka si qëllim standardizimin e produktit të SME-ve për të rritur eksportet do të përfshijë kryesisht kompanitë që kanë një produkt të gatshëm për të eksportuar. Duke vijuar më tej Beqiri tha se projekti do të ndihmojë dhe Universitetet me përgatitjen e kurrikulave.

Projekti do prekë kompanitë dhe SME që kanë produkt të gatshëm për eksport apo janë të gatshëm për të eksportuar. Duke pasur parasysh numrin e madh të SME-ve dhe duhet të jemi efektiv do ishte mirë të zgjidhnin kompanitë që përputhen me linjën e një produkti të gatshëm. Nuk mund të preket i gjithë zinxhiri, do flitet për trajtim përfundimtar të atyre që janë të gatshme.

Do të kryejmë një analizë të sektorëve që preken, do të mundohemi të ndihmojnë sektorin e vajit të ullirit, bimëve aromatike dhe perimeve të freskëta që janë të kërkuara. Kjo analizë prek të gjithë SME-të duke bërë analizë të detajuar, duke marrë informacionin për situatën.

Duhet të kemi kritere që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre dhe të qenurit në rregull me tatimet, që kanë një produkt që duan ta marketojnë në tregje. Duke u mbledhur në një grup më të vogël që do punojmë për një kohë më të gjatë duke i mundësuar shtimin e vlerës së produktit, qasjen në rrjet dhe komunikimin me kompani ndërkombëtare apo duke bashkëpunuar me organizata e shoqata, konsulentë që janë rreth sektorit.

Do ndihmojmë Universitetin për kurrikula të caktuara për përpunimin e produkteve.

Të gjitha forcat në sektorin e bujqësisë duhet të jenë drejt standardizimit dhe bazuar në kërkesat që kanë tregjet përkatëse. Në varësi të tregjeve do përshtatim nevojat dhe do ndihmojnë SME-të të jenë në nivelet e kërkuara.