BallinaShow BizzNga fustanet e nusërisë, te planet për fëmijët, Dafina Zeqiri hap zemrën...

Nga fustanet e nusërisë, te planet për fëmijët, Dafina Zeqiri hap zemrën dhe flet për martesën e saj me biznesmenin

Jeta private e Dafinës ka marrë një kthesë të fortë. Vetëm pak kohë nga lidhja me Kreshnik Gjergjin, dyshja është duke menduar tashmë për dasmën. Një lidhje që nisi më shumë thashetheme, shpesh ka pasur edhe dinamika të forta.

Pak kohë më parë, në median rozë qarkulluan lajme se Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar Kreshnik Gjergji. Zërat për ndarje u shtuan akoma më shumë disa ditë më parë, pasi këngëtarja hoqi nga faqja e saj “Instagram” të gjithë ndjekësit, duke përfshirë këtu edhe të dashurin.

Megjithatë, përmes një postimi në “Instagram” së fundmi, këngëtarja iu ka dhënë fund zërave njëherë e mirë se është ndarë nga partneri. Ajo publikoi disa foto, teksa Dafina duket shumë e lumtur krahas të dashurit të saj. Lidhja e tyre u bë publike disa muaj më parë, dhe që nga ai moment, të dy nuk e kanë fshehur ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin, duke publikuar foto romantike dhe dedikime të ëmbla.

Madje, Kreshniku ishte krah saj si në koncerte ashtu edhe në të përditshmen e saj. Menjëherë fansat kanë ngritur pikëpyetje, nëse çifti i ka dhënë fund kësaj lidhjeje, apo largimi nga “Instagram”-i i Kreshnikut është vetëm për efekt marketingu.

Dhe duket se dyshja jo vetëm po jeton ditë të lumtura mbushur me dashuri, por po bën përgatitjet edhe për dasmën e tyre.

E ftuar në emisionin “Radar”, këngëtarja u shpreh se tashmë po përfundon detajet për ceremoninë e saj të martesës.

Ke nisur të punosh me vellon a jo?

Dafina Zeqiri: Po.

Sa fustane nusërie do ndërrosh?

Dafina Zeqiri: Nuk dua të ndërroj shumë, dua të shijoj dasmën time kështu që kam vendosur të bëj veç dy fustane.

Dafina konfirmoi sërish se dasma do të jetë këtë vit, por nuk ka ende “një datë publike”. Dafina zbuloi njërin nga artistët që do të këndojë në ditën e madhe.

“Afrim Muçiqi do të jetë njëri nga artistët që do të performojë”, tha ajo, por nuk do të mungojnë as emra të tjerë. Jo vetëm kaq, por duket se edhe dëshira për të krijuar familje së shpejti është shumë e madhe dhe Dafina mezi pret të ketë një bebe në duart e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular