BallinaKronikeVrasja e ekonomistit dhe plagosja e pronarit të firmës së inerteve, RENEA...

Vrasja e ekonomistit dhe plagosja e pronarit të firmës së inerteve, RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë në vendngjarje! Ç’ndodhi në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku ekonomisti i një firme ku përpunohen inerte është vrarë me armë zjarri, ndërsa është plagosur pronari.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea raportohet se kanë shkuar në vendngjarje në ndihmë të policisë vendore që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Krimi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Gurez. Ekonomisti i firmës Selman Mihana, rreth 70 vjec, ka humbur jetën, ndërsa është plagosur pronari Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Vrasja e ekonomistit dhe plagosja e pronarit të firmës ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular