BallinaSportE BUJSHME/ Nejmar drejt largimit nga Arabia Saudite, kërkohet rikthimi te klubi...

E BUJSHME/ Nejmar drejt largimit nga Arabia Saudite, kërkohet rikthimi te klubi ku u bë i njohur

Duket se Nejmar pritet ta mbyllë më shpejtë aventurën e tij në Arabinë Saudite me Al Hilal. Sulmuesi mori një dëmtim të rëndë me Brazilin në fillim të sezonit, duke e mbyllur atë përpara kohe dhe kjo gjë nuk i ka bërë aspak të lumtur në Arabi.

“Daily Mail” zbulon se largimi i tij pritet të ndodhë që këtë verë, teksa për brazilianin shihet një rikthim i mundshëm në shtëpi te Santosi.

Madje për këtë gjë ka folur dhe vetë presidenti i klubit brazilian, Marselo Teikseira, i cili tha: “Kemi shanset tona për ta bindur atë që të kthehet”.

Këtë sezon me Al Hilal, Nejmar ka luajtur vetëm 5 ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asiste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular